Një 58-vjeçar francez është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bënë me dije se në flagrancë është arrestuar bashkëjetuesja e tij, shtetasja me inicialet E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Të njëjtat burime theksuan se francezi akuzohet se në banesën e tij u gjet një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.


