• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEHRRI SHQIPTAR VRAU NUSEN E DJALIT/ Çfarë dyshohet? 24-vjeçarja pasi mësoi planin e burrit për divorc… (DETAJET)
Home
Breaking News

VJEHRRI SHQIPTAR VRAU NUSEN E DJALIT/ Çfarë dyshohet? 24-vjeçarja pasi mësoi planin e burrit për divorc… (DETAJET)

22 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja nga ngjarja tragjike, ku vjehrri 56 vjeçar vrau nusen e djalit. Ngjarja ndodhi ne Pratteln të Kantonit Baselland. Pas hetimeve, u mesua se vrasesi dhe viktima janë shtetas të Kosovës.

Mediat zvicerane 20minuten dhe Blick.ch shkruajnë për përkatësinë kosovare të dy personave. Vjehrri dhe djali i tij 27 jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj familja e re qe zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare.

“Gjyshja shpesh kujdesej për djalin” thotë një fqinj.

Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56 vjeçar e ka vrarë të renë dhe nënën e nipit. Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë.

Policia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktima është vrarë me thikë.
Shkak i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar mes çiftit të ri, shkruan albinfo.ch. Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.

Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore.

Mosmarrëveshja pastaj është përshkallëzuar. Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zënka pasi që djali nuk duhej të shihte acarimin e situatës.

Gruaja e 56 vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë frikë nga gjakmarrja, shpjegon përfaqësuesi i familjes”.

Lagjja është në gjendje shoku. Aty personi tashmë i dyshuar për vrasje njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm. “Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje”, thotë njëri ndër fqinjët

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË ELBASAN/ I riu hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë rrugës për në spital
Previous article LORENC TRASHI LARGOHET ZYRTARISHT NGA PARTIZANI/ Futbollisti firmos me ekipin e ri

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT