Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, disi e zhgënjyer nga Këshilli Politik, ka zhvilluar një takim me anëtarët e shoqërive civile, duke ndarë me ta shqetësimet lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore.
Përmes një shënimi në facebook, ajo thekson se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është vetëm çështje e partive politike, por e gjithë shqiptarëve.
Hajdari bën me dije se të gjithë në atë takim ishin pro hapjes së listave, si dhe tregon se është inkurajuar që zërin e tyre ta çoj në Kuvend.
Reagimi i plotë i Hajdarit
Çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nuk mund ti takojë vetëm partive sepse është një çështje e gjithë shoqërisë.
Prandaj sot u bashkova me Nismën Thurje dhe organizatat e shoqërisë civile për të ndarë me ta ecurinë e deritanishme të proçesit për ndryshimin e sistemit zgjedhor si edhe për të dëgjuar propozimet e tyre.
Jam e lumtur që të gjithë e mbështetën pa kursime idenë e hapjes së listave dhe më inkurajuan që zërin e tyre ta çoj në Kuvend.




