• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Vjen lajmi i mirë nga zbulimi i Oxfordit
Home
Jetë

COVID-19/ Vjen lajmi i mirë nga zbulimi i Oxfordit

17 June, 2020 F.autor Jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të përditësojë udhëzimet e saja lidhur me trajtimin e koronavirusit, pasi një studim gjeti se një steroid i lirë mund të ndihmojë që t’i shpëtojë të sëmurët me Covid-19. Studiuesit britanikë të Universitetit Oxford thanë se deksametazona – që përdoret që prej viteve ‘60 për të zvogëluar inflamacionin për sëmundje të tilla si artriti – ulë shkallën e vdekjes me rreth një të tretën në më shumë se 2 mijë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Ky është trajtimi i parë që shfaq uljen e vdekshmërisë te pacientët me Covid-19, të cilët trajtohen me oksigjen apo me ventilatorë”, tha drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus. “OBSH-ja do të koordinojë të gjitha analizat e të dhënave, me qëllim që të kemi një kuptim më të qartë të ndikimit të këtij ilaçi. Udhëzimet klinike të OBSH-së do të përditësohen, me qëllim që të tregojnë se si ky ilaç duhet të përdoret për pacientët me Covid-19”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Udhëzimet klinike të OBSH-së kanë për qëllim që t’i informojnë profesionistët shëndetësorë se si të trajtojë më së miri pacientët me Covid-19. Deksametazona ulë për 35 për qind vdekshmërinë te pacientët të cilët mund të marrin frymë me ndihmën e ventilatorëve, ndërkaq ulë në një të pestën shkallën e vdekshmërisë te pacientët që trajtohen me oksigjen, thuhet në studimin e publikuar.

Edhe pse rezultatet e këtij studimi janë preliminare, shkencëtarët kanë sugjeruar se ky ilaç duhet që menjëherë të përdoret për pacientët të cilët janë të sëmurë rëndë. Ky ilaç megjithatë është studiuar vetëm për ndikimin që ka te pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19 dhe jo tek ata që kanë simptoma më të buta të kësaj sëmundjeje. Deksametazona gjithashtu pritet që të ndihmojë edhe shtetet e varfra që kanë numër të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Eugena Tomini e ISHP: Kapacitetet shëndetësore janë në alert. Mesatarja ditore...
Previous article E RËNDË/ Konflikt për pronën në Gjirokastër, vritet një person (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT