• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Eugena Tomini e ISHP: Kapacitetet shëndetësore janë në alert. Mesatarja ditore…
Home
Sociale

SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Eugena Tomini e ISHP: Kapacitetet shëndetësore janë në alert. Mesatarja ditore…

17 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në Euronews Albania se pavarësisht luhatjeve të rasteve me COVID-19, strukturat shëndetësore po bëjnë maksimumin për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Kemi një ulje nga 24 orëshi i fundit, por duhet thënë se hetimi epidemiologjik vijon. Fazat e lehtësimit të masave, ka bërë që të kemi kontakte më të shumta. Shpresojmë se kjo situatë të monitorohet dhe të shkohet drejt uljes”, tha ajo.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti znj. Tomini se cili është pragu maksimal i të shtruarve në terapi intensive, që mund të përballojë pa vështirësi sistemin ynë shëndetësor, ajo dha këtë përgjigje:

“Kapacitetet shëndetësore aktualisht janë në alert, ne kemi rreth 550 shtretër sa i takon kapaciteteve për COVID-19. Këto janë mbështetje sa i takon asistencës së personave që do të kërkojnë trajtim spitalor. Janë shtuar respiratorët, të cilat janë në ndihmë të personave që do të kërkojnë oksigjeno-terapi apo trajtim reanimator. Intervali i personave që duhet të jenë në terapi intensive është nga 20-25 persona. Nuk janë vetëm kriteret e rritjes së rasteve, por varet edhe nga kapacitetet shëndetësore për të përballuar fluksin.”

Por a rrezikon Shqipëria të shkojë drejt mbylljes duke parë trendin e personave të infektuar me coronavirus, znj. Tomini u shpreh se ky vendim do të aplikohet bazuar në disa kritere.

“Pavarësisht se janë tre indikatorët kryesorë që janë vlerësuar dhe monitorohen çdo dy javë, Komiteti Teknik po vlerëson trendin e rasteve të reja në 24 orë, por ndërkohë një mesatare ditore e vlerësuar  në fund të dy javëve do të bëjë edhe vlerësimin nëse do të kemi një kthim prapa.

Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë impaktin që pati karantina. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe t’i respektojmë masat për të mos u kthyer pas. Shpresojmë që mos të kemi kthim pas nëse do të kemi bashkëpunim me popullatën”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EKONOMIA GJERMANE PO PËSON KOLAPS"/ Merkel paralajmëron valën e dytë të pandemisë
Previous article COVID-19/ Vjen lajmi i mirë nga zbulimi i Oxfordit

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve Aktualitet

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT