Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive pronësie.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti me sende të forta ka nisur në fshatin Labovë, mes shtetasve Andrea Xhavara dhe Jani Koleta.
Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar Andrea Xhavarën, duke i shkaktuar vdekjen. Forca të shumta të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.


