Në 24 orët e fundit në qytetin e Krujës janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus.
Bëhet me dije se të infektuarit janë kontakte të personave të infektuar më parë, ndërsa shqetësues është fakti se shifrat po vazhdojnë të jenë të larta në këtë qytet.
Ndërkohë një e moshuar nga Fieri është nisur ditën e sotme drejt Infektivit, pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus, pas dy ditësh e shtruar në spitalin e Fierit.
Javën e fudnit shifrat kanë qenë alarmante, ndërsa ditën e djeshme është shënuar edhe rekordi për numrin e infektimeve në 24 orë, pasi janë konfirmuar 69 raste.


