Zbulohen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në një kompleks në Yrshek të Tiranës.
Bëhet me dije se është qëlluar me armë në drejtim të kompleksit Eiffel në Yrshek, që është në pronësi të Enver Çaushit 49 vjeç.
Mësohet, se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Sakaq ende nuk ka një pistë të qarta se cila ka qenë arsyeja e sulmit.


