Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.
Bëhet me dije se një 27-vjeçar është gjetur i vetëvarur në afërsi të malit të Moravës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku i riu është gjetur i pajetë në një vend ku frekuentohet në masë nga të rinjtë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.


