• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Autori i dyshuar nuk gjendet, çfarë thonë familjarët. Sistemi TIMS tregon se…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Autori i dyshuar nuk gjendet, çfarë thonë familjarët. Sistemi TIMS tregon se…

15 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së 40- vjeçarit Hekuran Billa, ngjarje që ndodhi të enjten në Tiranë, ka përforcuar dyshimet se ekzekutimi ka ndodhur për motive hakmarrje.

Nga të gjitha veprimet hetimore, deklarimet që u janë marrë familjarëve, miqve apo personave të tjerë që e njohin viktimën, nuk rezulton që ai të ketë pasur ndonjë problem tjetër. Ndonëse kanë dëshmuar se i kishin mbyllur hasmëritë me familjen e personit të vrarë në Londër në vitin 2006, familjarët e Hekuran Billës ia kishin frikën një hakmarrjeje të mundshme.

Nisur nga këto rrethana, Policia e Tiranës ka shoqëruar dhjetëra persona pas ngjarjes. Mes të shoqëruarve kanë qenë edhe disa persona nga Shkodra si të dyshuar, megjithëse ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në krim.

Por, me gjithë kërkimet në Shkodër, për të marrë dëshminë e Viktor Markut, vëllait të 22-vjeçarit të vrarë në Londër 14 vjet më parë, ai nuk është gjetur.

marku billa

Familjarët e tij kanë deklaruar se nuk e kanë parë prej disa ditësh. Ndërsa Policia ka kryer verifikimet në sistemin TIMS dhe nuk rezulton që ai të ketë dalë nga Shqipëria, të paktën në rrugë zyrtare. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një përfshirje të mundshme të tij në ngjarje.

Burimet thanë se ai është shpallur në kërkim policor, tashmë si i dyshuar. Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua të enjten mbrëma në Tiranë, kishte dalë nga burgu vitin e kaluar.

Në janar të këtij viti, ai kishte hapur një biznes për automjete me qira. Familja e Billës, me origjinë nga fshati Bushtricë i Kukësit, jetonte prej vitesh në fshatin Domje, në Tiranë. Viktima ka dy vëllezër dhe dy motra, ndërsa nuk ishte i martuar.

Para se të lirohej nga burgu, në rrethana ende të paqarta, edhe pse drejtësia britanike e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, ai kishte qëndruar për 4 vite në Burgun e Fushë-Krujës. Familjarët e tij kanë deklaruar në Polici, se mbrëmjen kur mbeti i vrarë ai kishte dalë për të takuar një shok, pikërisht pranë zonës ku u qëllua për vdekje.

Policia e Tiranës është njoftuar për vrasjen e ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, para një qendre tregtare rreth orës 22:00, ndërsa rreth 40 minuta më vonë ka marrë një tjetër njoftim për një makinë që po digjej në Pezë të Vogël. Kjo makinë dyshohet të jetë e atentatorëve, ndërsa brenda saj u gjet edhe arma me silenciator, që është përdorur në krim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE/ 32 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për zhvilluar testin e matematikës
Previous article NJËRI NË GJËNDJE TË DEHUR, TJETRI PA DOKUMENTA/ Ja si e pësuan dy shoferët në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT