• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PELEGRINAZH NË KOHË COVID-19/ Çfarë duhet të dini para se të vizitoni kishën e Laçit sot dhe nesër
Home
Sociale

PELEGRINAZH NË KOHË COVID-19/ Çfarë duhet të dini para se të vizitoni kishën e Laçit sot dhe nesër

12 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Edhe pse rritja e numrit të të infektuarve ka ngritur frikën e një karantinimi të dytë, të shumtë janë qytetarët shqiptarët që ditën e sotme janë dyndyr drejt kishës Shna Ndout për të përmbyllur kështu pelegrinazhin e 13 të martave. Për të siguruar një mbarëvajtje të pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12 dhe 13 qershor 2020, policia e Lezhës ka publikuar një plan masash që duhen respektuar nga qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Masat e marra nga Policia e Lezhës për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12 dhe 13 qershor 2020. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2020 – ora 24:00 datë 13.06.2020 do të kufizohen disa segmente rrugore në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:

-“Nga kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”

-“Nga kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

-“Nga kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”

-“Nga pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit dhe të pelegrinëve, përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit. Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ 164 raste të reja dhe 2 të vdekur në 24 orë, Maqedonia e Veriut regjistron shifra alarmante
Previous article NDRYSHIMI I SISTEMIT/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës parlamentare: I qëndrojmë marrëveshjeve me PD e LSI, ju reflektoni

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT