• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ 164 raste të reja dhe 2 të vdekur në 24 orë, Maqedonia e Veriut regjistron shifra alarmante
Home
Rajon

COVID-19/ 164 raste të reja dhe 2 të vdekur në 24 orë, Maqedonia e Veriut regjistron shifra alarmante

12 June, 2020 F.autor Rajon

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut edhe sot ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka njoftuar për 164 të infektuar dhe dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Viktimat janë nga Shkupi dhe Tetova të moshës 53 dhe 60 vjeç, të cilët vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike, si sëmundje të zemrës, diabeti dhe tensioni i lartë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 171 persona, prej tyre vetëm në Shkup janë regjistruar 47 viktima dhe nga 27 në Kumanovë dhe Tetovë.

Sa i përket të infektuarve, nga 164 rastet, vetëm në Shkup janë regjistruar 85 raste, 24 në Kumanovë, 18 në Tetovë ndërsa në 14 qytete tjera numri është më u ulët se dhjetë raste.

Për herë të pare pas gati dy muajve, tre raste janë regjistruar në qytetin e Dibrës, qytet ku u regjistruan rastet e para me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjendja e të infektuarve është stabile, sipas drejtuesve të Klinikës Infektive në Shkup. Në këtë spital aktualisht po trajtohen më shumë se 90 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të infektuar është për rreth 200 më i lartë se i të shëruarve. Prej 3,701 personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, tani raste aktive janë 1,836, ndërsa janë shëruar 1,694 persona.

Të dhënat i referohen testimit të 1,045 mostrave, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në mbi 41,000.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NË EMËR TË SHQIPTARËVE/ Ralf Gjoni: Komisionin e reformës zgjedhore nuk e marrim në konsideratë. Ne jemi...
Previous article PELEGRINAZH NË KOHË COVID-19/ Çfarë duhet të dini para se të vizitoni kishën e Laçit sot dhe nesër

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT