Është mbushur një vit nga zotimi i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili i ka premtuar më herët qytetarëve se nëse më 30 Qershor zhvillohen zgjedhje, ai do të japë dorëheqjen nga politika.
“PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politik nuk ka më ekstrem.
Do të ecim me këtë formë dhe me revolta me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë.
Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dal nga politika dhe këtë po e them këtu” – u shpreh Paloka 1 vit më parë.
Ndërkohë, teksa ka kaluar 1 vit dhe pushteti vendor vijon të funksionojë normalisht, Paloka duket se ka bërë shaka për t’i sjellë buzëqeshjen fytyrave të trishtuara të simpatizantëve të Bashës.
Më poshtë po përcjellim videon e deklaratës: (TemA)
"Po bëri zgjedhje Edi Rama më 30 qershor unë dal nga politika!"Mbushet një vit nga premtimi i zv.kryetarit të PD-së, Edi Paloka
Gepostet von Gazeta TemA am Freitag, 12. Juni 2020


