Janë bërë publike pamjet e atentatit mafioz që ndodhi dje në mbrëmje tek Kristal Center, në Komunën e Parisit. Nga breshëria e plumbave të MP5 me silenciator mbeti i vdekur kuksiani Hekuran Billa, 40 vjeç.
Në videon e rëndë të publikuar nga A2, ku shihet që pasi është qëlluar me armë, Billa ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur dhe makina të tjera.
Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Pas ekzekutimit me automatik, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së Madhe.
Në video shihet gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.
Autori që e ka qëlluar plot 15 herë, ka qenë i veshur me kostum sportive të errët dhe kapele të zezë, në mënyrë që të mos njihej. Ai e ka pritur viktimën për një kohë të gjatë, dhe më pas e ka qëlluar nga afër, pa ndalim me 15 plumba. Mësohet se Hekuran Billa ka qenë i vetëm në makinë (e pablinduar), dhe pa armë me vete.


