• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KA LISTA TË HAPURA”/ Basha hoqi dorë por Salianji ende shpreson: Kërkojmë qeverinë kujdestare!
Home
Politikë

“S’KA LISTA TË HAPURA”/ Basha hoqi dorë por Salianji ende shpreson: Kërkojmë qeverinë kujdestare!

12 June, 2020 F.autor Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur nga partitë politike mbi Reformën Zgjedhore.

Ai është shprehur se kjo marrëveshje është një fitore për procesin zgjedhor në përgjithësi, por edhe për PD që ka fituar një kontroll më të plotë të administrimit të zgjedhjeve.

“Kemi fituar një kontroll më të plotë të administrimit të zgjedhjeve.

Nuk do të mbushen kutitë e votimit dhe nuk do të mund të votohet në grupe dhe familjarisht. Është një fitore për procesin zgjedhor për të gjitha palët”, tha Salianji.

Për sa i përket listave të hapura, Salianji u shpreh se nuk mund të aplikohen deri sa të garantohet vota e lirë.

“Unë kam qenë ndër të parët që kam kërkuar lista të hapura. Por nuk mund të shkohet te ky sistem pa garantuar votën e lirë. Mendoj se ky sistem me listat e hapura është më i mirë dhe u jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin atë që duan dhe i jep më shumë peshë përfaqësimit politik në vend.”, y shpreh ai.

“PD ka nisur një proces për të shkuar te anëtarësia dhe më pas te qytetarët për të pyetur njerëzit që kanë sakrifikuar më shumë për PD dhe për të shkuar te grupet e shoqërisë dhe për t’i nxjerrë kandidatët më përpara kohës së fillimit të fushatës.

Do të zgjidhen nga anëtarësia e PD me një proces transparent për të përfshirë këdo që ka dëshirë”, shtoi ish-deputeti.

Qeveria kujdestare mbetet ende një kërkesë e PD, për të cilën do të flitet në Këshillin Politik në mbledhjet e mëvonshme.

“Nuk kemi hequr dorë. Edhe në fund të dokumentit të firmosur është ende qeveria kujdestare, por që do të diskutohet në një moment tjetër. Qeveria tranzitore është shumë e rëndësishme dhe e kemi ende si diskutim.

Opozitë në parlament nuk ka. Njerëzit në Kuvend janë votues të rregullt të projektligjeve të qeverisë. Janë deputetë që kontrollohen nga Rama dhe janë shtojcë e administratës që marrin rrogën. Ata deputetë nuk janë të votuar”, tha Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ZË DHE FIGURË/ “Po bëri zgjedhje Rama më 30 qershor unë dal nga politika”, mbushet një vit nga premtimi i Palokës: Fjalë burrash?
Previous article ARTUR AJAZI/ Paniku, himni i PD për “rrëzimin” e qeverisë

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT