• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FATMIRA HAJDARI DEL PARA VETTINGUT/ Pasuria nga pallati 10 kate te lokali në ‘Qytetin Studenti’
Home
Aktualitet
Drejtësi

FATMIRA HAJDARI DEL PARA VETTINGUT/ Pasuria nga pallati 10 kate te lokali në ‘Qytetin Studenti’

10 June, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, do të dalë dalë në 15 qershor para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Verifikimet për bashkëshorten e Azem Hajdarit kanë nisur që në nëntor të vitit 2018, duke zgjatur rreth 19 muaj. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtares Hajdari përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Fatmira Hajdari u përjashtua disa ditë më parë trupa gjykuese e Apelit për shqyrtimin e dosjes CEZ, ku i kallëzuar është Sali Berisha me një grup ish-ministrash dhe drejtorësh të tij, për skandalin e privatizimit të OSSH, me dëm ekonomik 414 milionë euro. Përjashtimi i saj erdhi pas kërkesës së Kuvendit, me argumentin se ajo ka miqësi familjare me familjen Berisha,

Zonja Hajdari ishte edhe pjesë e trupit gjykues që kishte në dorë dosjen e Lulzim Bashës për lotimin rus, por që dha dorëheqjen, me arsyetimin se Basha kishte pirë kafe në shtëpinë e saj, në një përvjetor të Azem Hajdarit.

Më parë, Fatmira Hajdari ka marrë pjesë në procesin ku u shpall i fajshëm Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës 2011-2015, i dënuar nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim të detyrës dhe plagosje.

Ndërkaq, mbetet për t’u parë se cili do të jetë vlerësimi i Vetingut për pasurinë e Fatmira Hajdarit. Përpos të tjerave, gjyqtarja Hajdari ka deklaruar edhe lidhjen e një kontrate 7 vite më parë për një ndërtimin e një pallati pallat 10-katësh në Tiranë, së bashku me djalin e saj, Kirjald Hajdari. Pallati do ndërtohej në një sipërfaqe 890 m2. Nuk ka të dhëna mbi vlerën e kontratës dhe vendin e ndërtesës.

Fatmira Hajdari dhe djali i saj kanë marrë edhe një ambient me qira pranë Qytetit Studenti me sipërfaqe 280 m2. Për rikonstruksionin e këtij ambienti ata kanë marrë një kredi të pazakontë në 2007, me vlerë 19 000 000 lekë. Në deklaratën e pasurisë thuhet se këstet e kredisë po i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit Barë-Kafe.

Ndërkaq, në vitin 2012, këtë investim e kanë shitur për 160 mijë euro. Nga këto para, 14 mijë euro kanë kaluar në llogarinë personale të Fatmira Hajdarit. Gjyqtarja e Apelit ka deklaruar edhe një dyqan, apartament etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Antitrupat sintetikë kundër Covid funksionojnë në qelizat e gjitarëve
Previous article TAKIMI ME ARIFIN/ Cakaj: Me qendrim të unifikuar do ta bejmë më të mirë Luginën e Preshevës

F.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT