Dita e sotme ka shënuar një rritje numri të të prekurve me Covid-19 në Shqipëri.
Teksa mendohet se dalja nga karantina është e sigurt, duket se shifra te sotme prej 36 personash te rinj të infektuar ka rindezur edhe njëherë pasigurinë. Theksojmë se kjo është shifra më e lartë edhe gjatë kohes kur vendi ishte në i mbyllur nën masa të rrepta.
Kanë qenë vete mjeket ata qe sot kanë perseritur apelin drejtuar qytetareve për të treguar kujdes, kryesisht në takimet apo mbledhjet masive në ambiente të medha por edhe të vogla.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike me ane te sekretarit të pergjithshem Gazmend Bardhi e ka quajtur si propagande dhe se grumbullimet qytetarët nuk mund ti shmangin.
Sipas Bardhit, QSUT është vater e madhe infeksioni dhe gjithçka po keqmenaxhohet, ndonëse Shqipëria renditet tek vendet që e kanë menaxhuar me së miri luftën me Covid-19 deri më tani.
Ajo që nuk kuptohet është se përse ne vend që të behet thirrje apo apel, ashtu sikurse mjekët per kujdes, Partia Demokratike (dhe jo vetëm) vijon të mbjellë panik tek qytetarët?!
AlpeNews.al


