• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI/ Nga Rudina te kujtimi i veçantë i babait, flet Hajdari Junior: Do ndjek rrugën e tij
Home
Intervista

RRËFIMI/ Nga Rudina te kujtimi i veçantë i babait, flet Hajdari Junior: Do ndjek rrugën e tij

7 June, 2020 F.autor Intervista, Politikë

Azem Hajdari flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive për Abc News mbi jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”.Më i vogli i familjes gëzon sot plot 22 vite, pasi lindi pikërisht pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Thotë se edhe pse nuk e ka njohur atë, e quan një nga frymëzimet më të mëdha, ndërsa me krenari e cilëson motivuesin më të madh shpirtëror dhe ruan me fanatizëm një unazë që i përkiste atij.Hajdari nuk e fsheh interesin për t’u përfshirë në sferën politike në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët, ndërsa shprehet se politika shqiptare sot është në duart e disa njerëzve që mendojnë për interesat personal duke lënë pas mirëqenien e popullit.

Vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet e quan një vendim rrufe, duke ndarë të njëjtin qëndrim me motrën e tij e cila vendosi të qëndrojë në Kuvend.Kritikat ndaj Rudinës, Azem Hajdari i quan të padrejta, ndërsa duke peshuar qëndrimin e saj dhe vëllait të madh Kiri, thekson se të dy ata qëndrojnë në krah të demokracisë.

Intervistoi: Mimoza Vraja
Ju jeni ende në moshë të re dhe deri më sot keni qëndruar jashtë sferës publike dhe politike. Por duke qenë se mbani emrin e babait tuaj që konsiderohet si “Pishtari i Demokracisë” jo pak herë keni qenë në vëmendjen e mediave. A ju bezdis ky fakt

Vëmendja e mediave nuk më bezdis aspak, përkundrazi e shoh si një mundësi më të mirë për të kontribuar për vendin një ditë kur të jetë momenti i duhur.

Çfarë studioni dhe çfarë ju ka shtyrë në këtë drejtim? Momentalisht po ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor. Për mua një formim i tillë ka përzgjedhjen më të duhur të informacionit për të ardhmen.

E keni menduar ku e shikoni veten në të ardhmen, në fushën e drejtësisë si nëna juaj apo keni ndërmend t’i futeni politikës? Pasionin tim për të drejten kam vendosur ta ndjek nëpërmjet angazhimit në jetën politike. Per mua një politikbërje e mirë forcon shtetin e së drejtës.

A ka ndikuar fakti që mbani emrin e babait tuaj në ecurinë e jetës tuaj apo qoftë edhe në vendimet për të ardhmen? Unë nuk e kam njohur babain tim por në jetën time ai është shembulli, frymëzimi, motivuesi i madh shpirtëror dhe mbajtja me nder e emrit të tij është amaneti që më është lënë.

Çfarë mendoni për politikën në Shqipëri dhe situatën ku ajo ndodhet aktualisht? Mendoj se politika në Shqipëri është ndër ditët e saj më të këqija pasi ndodhet në duart e disa njerëzve të shtirur, që veprojnë për interesa personale pa menduar për të mirën e popullit.

Nëse në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët do merrnit një ftesë për t’u angazhuar në politikë do e pranonit? Angazhimi dhe kontributi im në politikë është një çështje e lënë kohës së duhur për të cilën nuk e shoh të nevojshme një ftesë.

Jeni ju mbështetës i qëndrimit në parlament i motrës suaj, Rudina Hajdari, pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet? Jam pro çdo qendrimi idealist që nuk ndjek vendime rrufe të kryetarit të partisë, por interesin e sovranit. Djegia e mandatit nuk besoj se ishte zgjidhje e mirë dhe koha po e vërteton.

Vendimi i saj solli shumë reagime në media, ndërkohë që shumë figura politike të PD e kritikuan. Si i pritët ju këto qëndrime? Kritikat ndaj Rudinës i shoh të padrejta, pasi cdo çdokush mund të zgjedhë rrugën më të lehtë dhe të sigurojë karrierën politike duke ndjekur verbërisht vendimet e kryetarit te partisë, por vlera e vërtetë është të zgjedhësh rrugën më të vështirë dhe rrezikun për hir të demokracisë dhe mbarëvajtjes së shtetit.

Vetë motra dhe vëllai juaj duket se kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në këtë pikë, pasi Rudina Hajdari ka qenë kundër kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga parlamenti, ndërsa Kirin e kemi parë të shfaqet në disa prej protestave kombëtare që ka mbajtur opozita. Ju çfarë mendoni për këto dy pole le të themi, brenda familjes? Nuk do t’i quaja pole dhe aq më pak të kundërta pasi të dy qëndrojnë krah demokracisë.

Çfarë marrëdhënie keni me nënën, motrën dhe vëllain? A kanë ndikuar ata në vendimet tuaja për jetën? Marrëdheniet tona janë më të mirat e mundshme por personi i vetëm që ka ndikuar në vendimmarrjen e jetës sime është babai im edhe pse nuk e kam takuar kurrë.

A mbani me vete sende që i përkisnin babait tuaj? Po, kam një unazë që i perkiste atij.

Çfarë ndjesie është të kesh emrin e babait që nuk e ke njohur? E ke ndjerë ndonjëherë detyrim për të ecur në hapat e tij për të përmbushur ato që ai la përgjysmë? Është një përgjegjësi shume e madhe por pavarësisht se nuk e kam njohur, familjar dhe të njohur vërejnë se ndajmë të njëjtin karakter dhe pasione. Për mua përmbushja e ëndrrës së tij është detyrimi më i madh i jetës sime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORJA ME LUFTËTARIN/ Egbo nuk "ngopet": U thashë çunave të bëjmë sa më shumë gola
Previous article PARKU RINIA/ Veliaj: Mund të organizojnë gjithë helmin e botës por qyteti nuk kthehet pas në batërdinë e 2015-s

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT