Edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Boville.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet intensive që po kryhen për një nga investimet më madhore në ujësjellës për dekada me radhë.
“Edhe pak orë punë – mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”, shkruan Veliaj.






