• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bardha Lleshaj, gruaja shqiptare që më 11 janar feston 101-vjetorin e lindjes! (FOTO)
Home
Jetë

Bardha Lleshaj, gruaja shqiptare që më 11 janar feston 101-vjetorin e lindjes! (FOTO)

29 December, 2017 k.autor Aktualitet, Jetë, Sociale

Sekreti i jetëgjatësisë, ajo thotë se i vjen nga përdorimi i ujërave termale në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO, si dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Tashmë ajo banon në fshatin Fushë-Mamurras dhe përkujdesjen ia dedikon dy djemve të saj Dodës dhe Nikollës dhe nuseve të tyre, që i kanë kushtuar mjaft kujdes.

Shiheni portretin e kësaj malësoreje. Quhet Bardha Lleshaj. Më 11 janar 2018 mbush plot 101 vite jetë. Ndonëse epidemia gripale paraqitet mjaft e rrezikshme për moshën e tretë, kjo nënë nuk ka pasur asnjë shqetësim në shëndetin e saj deri në momentin e  këtij shkrimi. Siç shihet ne foto në përvjetorin e 100 të saj fëmijët nipërit dhe mbesat kanë rrethuar të moshuarën për ta uruar nënë Bardhën dhe e njëjta gjë pritet të ndodh sërish në këtë përvjetor. Tryeza e rrethuar nga familja, të afërmit dhe në mesin e saj- torta me mbishkrimin: – ”Urime dhe 100 të tjera”, nuk është gjë tjetër veçse tregues i dashamirësisë për këtë të moshuar, e cila ka rrugëtuar nëpër vite duke patur  një jetë të vështirë, mjaft të lodhshme. Më 11 janar të vitit 1917 në fshatin Baz të Burrelit ka lindur Bardha e cila në moshën 18 vjeçare sipas zakonit do të lidhej me një djalosh mirditor, miqësi e cila është në përforcim. Me familjen Lleshaj ishte një miqësi e mëparshme, ndërsa Bardha do të bëhej sebepi i një tjetër miqësie të dytë.

Është një fakt interesant në jetën e saj: Vetëm pas tre vitesh nga martesa, Bardha do të njihej me bashkëshortin e saj Bibën, i sapo ardhur nga shërbimi ushtarak. Pas disa vitesh familja do të zhvendosej në një fshat të Kurbinit, dhe jeta kooperativiste ishte mjaft e vështirë për këdo, dhe Badha do t’i mbijetonte situatës se vështirë, madje dhe dinjitet. Teksa e pyes për ndonjë histori të veçantë ajo ka mjaft raste por që pak i sjellë në kujtesën e saj, madje rrëfehet për rininë e sotme duke u shprehur” le ta shijojnë sa më mirë, por jo jashtë moralit, traditës dhe një lloj kontrolli, duke ruajtur personalitetin. Bardha, e cila  ka mbushur 1 shekull jete dhe në 11 janar shkon 101 ka patur dy raste në jetë që ka përdorur medikamente, nga operacionet në këmbë, ndërsa qetësues nuk përdor.

Sekreti i jetëgjatësisë, ajo thotë se i vjen nga përdorimi i ujërave termale në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO, si dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Tashmë ajo banon në fshatin Fushë-Mamurras dhe përkujdesjen ia dedikon dy djemve të saj dhe nuseve të tyre, që i kanë kushtuar mjaft kujdes.

Doda dhe Nikolla janë dy djemtë që përkujdesjen, si dhe nipërit, që e duan dhe kujdesen për të moshuarën, e cila edhe në veshje shkëlqen nga bardhësia  e rrobave të mbajtura pastër. Bardha ka forcë ende dhe ushqehet pa ndihmën e askujt, përdor pak pijet alkoolike, veçanërisht rakinë, gjithashtu cigare, por që nuk e kanë rënduar tek shëndeti. Ky rast shquhet ndër të rrallët me moshë 101-vjeçare. Bardha ka ditur të mposhtë çdo vështirësi, si punët e rënda dhe jetën e vështirësi. Me këtë nënë krenohen jo vetë familja e saj por tërë ata që e njohin, për dashurinë, mirënjohjen dhe për gjithçka ka dhënë kjo grua e rrallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Viti më i errët për Tironën’/ ‘Fanatics’ bëjnë bilancin e 2017-ës dhe kanë këtë kërkesë
Previous article Transferimi në La Liga, Montella flet për herë të parë si trajner i Sevillas

k.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT