• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI I QEVERISË PËR HEQJEN E TVSH-SË/ 32.5 mijë biznese të vogla pritet të përfitojnë, më shumë se gjysma e tatimpaguesve të kësaj takse
Home
Ekonomi

VENDIMI I QEVERISË PËR HEQJEN E TVSH-SË/ 32.5 mijë biznese të vogla pritet të përfitojnë, më shumë se gjysma e tatimpaguesve të kësaj takse

6 June, 2020 s.autor Ekonomi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia që bizneset deri në 14 milionë lekë (subjektet e vogla) të hiqet TVSH-ja, ndërsa për tatim fitimin vendimi është marrë tashmë.

“Heqja e tatim fitimit do të bëhet tani. Në rishikimin e buxhetit do të heqim tatim fitimin për gjithë biznesin e vogël deri në 2029, ndërsa për TVSH-në është ende në diskutim”, tha kryeministri.

Aktualisht bizneset e vogla nga 0 deri në 5 milionë lekë e kanë zero tatim fitimin, ndërsa nga 5 në 14 milionë lekë paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar prej 5%.

Bizneset e mëdha, që klasifikohen ata që realizojnë një qarkullim vjetor më të lartë se 14 milionë lekë, paguajnë tatim fitimi prej 15%. Deri në fund të 2019-n në vend, sipas tatimeve, kishte rreth 91 mijë biznese të vogla (nuk ka info sa nga këta kanë qarkullim deri në 5 milionë lekë, pra nuk paguajnë dhe aktualisht tatim fitimi) dhe 22.7 mijë subjekte të mëdha.

Ndërsa për TVSH-në, pragu hyrës është 2 milionë lekë. Ky prag u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim u kundërshtua hapur në atë kohë nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohej për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha.

Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave. Por, qeveria nguli këmbë se arsyeja nuk ishte të rriste barrën për subjektet e vogla, por që të disiplinonte zinxhirin e tregtisë dhe të nxiste lëshimin e faturave.

Në fakt, në 2019-n, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me 18.1% me bazë vjetore, sipas të dhënave zyrtare të financave. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, janë rreth 32.5 mijë subjekte të vogla që janë të përfshirë në skemën e TVSH-së, të cilët nëse miratohet ky vendim do të dalin nga skema e TVSH-së.

Subjektet e vogla të përfshira në TVSH përbëjnë gati 59% të numrit të tatimpaguesve gjithsej të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas tatimeve, Numri i tatimpaguesve aktive, (qe kane te pakten nje pergjegjesi tatimore) në Regjistrin Kombetar në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e SIT, rezulton: 113,829 tatimpagues gjithesej. Në këtë shifer nuk janë përfshire 44,667 Fermerë.

Nga shifra gjithesej e aktiveve janë të regjistruara në pergjegjesinë tatimore TVSH 55,243 tatimpagues, nga të cilët 32,509 janë Tp. të biznesit të vogël, nga ku rezulton se tashmë me shumë se 50% e numrit të tatimpaguesve të TVSHsë e zënë ata të BV. Nuk ka info se sa përqind të TVSH-së paguhet nga bizneset e vogla.

TVSH-ja është zëri kryesor që sjell të ardhura në buxhet. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në vitin 2019 u arkëtuan në total 132 miliardë lekë nga TVSH (rreth 1.1 miliardë euro), ose 31% e totalit të të ardhurave tatimore./ Monitor

TATIMPAGUESIT, fundi 2019

113,829 tatimpagues gjithsej

55,243 tatimpagues gjithsej të TVSH-së

nga këta 32,509 jane Tp. te biznesit të vogël

Biznese të vogla Gjithsej 91,095

Biznese të mëdha 22,734

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNOI VAJZËN QË SHKOI TË DENONCONTE ABUZIMIN NGA DISA PERSONA/ Kush është shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit...
Previous article KENI APLIKUAR PËR LLOTARI AMERIKANE? Sot dalin përgjigjet, ja ku mund ta kontrolloni nëse jeni fitues

s.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT