• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNOI VAJZËN QË SHKOI TË DENONCONTE ABUZIMIN NGA DISA PERSONA/ Kush është shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit…
Home
Breaking News

PËRDHUNOI VAJZËN QË SHKOI TË DENONCONTE ABUZIMIN NGA DISA PERSONA/ Kush është shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit…

6 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku është arrestuar mbrëmjen e sotme nga SHÇBA pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë e cila ishte paraqitur në polici për të denoncuar përdhunimin që i ishte bërë nga disa persona të tjerë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani dhe të një psikologu. Sipas njoftimit të SHÇBA, ka dyshime të forta se në prill 2015 vajza është ngacmuar seksualisht nga shefi i Policisë Izmir Duraku, atëkohë Specialist i Hetimit të Krimit, ku kishte shkuar për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona të tjerë, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

Kush është Izmir Duraku dhe a është kjo një ngjarje e përsëritur?

Afro tre vite më parë Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj ka dhënë disa prononcime në media ku ka treguar se pas 6 vitesh kanosje dhe dhune sistematike nga bashkëshorti nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Për këtë, Vera Camaj u shpreh vite më parë se kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në Komisariatin e Policisë së Fushë-Arrëzit.

Aty mbesa e Martin Camaj përballet me Izmir Durakun, shefi i Policisë i arrestuar sot nga SHÇBA. Duke shkuar në Komisariat ajo mendonte se do ta ndihmonin dhe dikush do t’i hapte derën, por në fakt i ndodhi e kundërta ose ndoshta me keq. Shefi i Policisë Duraku, në vend që të pranonte kallëzimin e Vera Camaj dhe ndoshta t’ja bënte më të lehtë rrugën për të marrë urdhrin e mbrojtjes, i kërkoi favore seksuale.

“Shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kërcënimet që kam marrë më ka ironizuar duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin”, është shprehur në atëkohë Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj.

Në pamundësi për të marrë mbrojtje nga institucionet shtetërore, Vera Camaj mori veç përbuzje dhe “u dhunua” për së dyti nga shefi i Policisë të cilit i kërkoi ndihmë. Prej vitit 2019 ajo jeton në Gjermani ku ka kërkuar azil.

Nuk dihet nëse rasti i Camajt ka ndodhur më herët se ai i vajzës për të cilën Izmir Duraku u arrestua sot apo e kundërta, por fakti është se fenomeni i rëndë është i përsëritur dhe nga i njëjti person, i veshur me uniformën e shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAZAR I PISTË"/ Murrizi del kundër Hajdarit dhe "Zgjedhores": Ku do i gjejë mazhoranca 84 votat në Parlament?
Previous article VENDIMI I QEVERISË PËR HEQJEN E TVSH-SË/ 32.5 mijë biznese të vogla pritet të përfitojnë, më shumë se gjysma e tatimpaguesve të kësaj takse

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT