• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREZANTON NISMËN E QEVERISË/ Ahmetaj: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029
Home
Politikë

PREZANTON NISMËN E QEVERISË/ Ahmetaj: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

5 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot ambjentet e reja të njësisë 1 në Tiranë. Ai tha se falë punës së bërë gjatë periudhës së pandemisë është ndihmuar kushdo që ishte në nevojë. Veliaj vlerësoi për përkushtimin në ofrimin e shërbimeve ndaj komunitetit dhe deklaroi se shumica e qytetarëve janë edhe mbështetësit e projekteve për transformimin e Tiranës.

“Shumica e heshtur janë ata që realisht i çojnë gjërat përpara, votojnë me drejtësi, të japin mbështetje dhe kurajo për projektet e mëdha. Ka njerëz që çfarëdo të bësh, do e gjejnë diçka me të cilën merren, por janë në minorancë. Si minorancë, për 5 vjet kanë sulmuar me sherr e shamata çdo projekt, por shumica e heshtur janë ata që dolën para disa ditësh te Parku Rinia dhe e vlerësuan punën e bërë aty”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se në vlerësim të artit dhe artistëve, por edhe të kontributit që ata i kanë dhënë jetës kulturore, Këshilli Bashkiak ka vendosur të emërtojë disa rrugë të Tiranës me emrat e artistëve të shquar. “Kjo është arsyeja pse i vumë emrat e Agim Qirjaqit, Albert Verrisë e shumë artistëve e aktorëve të tjerë, për t’i treguar asaj minorance të vogël, e cila mendon se ne s’duam t’ia dimë për artin e kulturën.

Kjo s’është e vërtetë! Shtëpia “Kadare”, Shtëpia e Gjetheve, Muzeu Marubi në Shkodër, Muzeu Mesjetar në Korçë, Teatri i Operës dhe Baletit, salla Avni Mula, salla Tonin Harapi etj., janë disa prej gjërave që kemi bërë. Ama, çfarë është për t’u rregulluar, që mban, e përforcojmë dhe e rinovojmë; por, çfarë është tallash dhe nëse Instituti i Ndërtimit thotë nuk mban më, do e prishim e do bëjmë një të re. Kurse, kujtimet e këtyre njerëzve o do i ruajmë në zona muzeale, o do i mbajmë në zemrat tona, ose do i vendosim si emra rrugësh apo shkollash”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka disa projekte për Njësinë 1, duke filluar nga rehabilitimi i zonës së ish-Tregut Elektrik, e cila qe kthyer në një landfill mbetjesh.

“Po këta njerëz, po i njëjti grup, partitë opozitare, ishin edhe në mbrojtje të Tregut Elektrik. Tregu Elektrik ishte një hapësirë me kontenierë, e cila ishte kthyer në një landfill. Por, ka ende parti politike, në vitin 2020, që thonë se Tregu Elektrik është pasuri kombëtare! Kush e shpalli, si? Dyqanet bosh dhe njerëzit shisnin në rrugë. Jemi socialë me më të dobëtit dhe nevojtarët, por super të rreptë me arrogantët e shkelësit! Fakti që je i forti i lagjes dhe ke zaptuar 5 kontienierë për Tregun Elektrik, s’do të thotë asgjë. Sot ka marrë frymë lagjja dhe thonë më në fund erdhi dita”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, kryebashkiaku dha lajmin e mirë për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve, do të fillojë shumë shpejt pagesa në dorë për dëmet e lehta dhe rindërtimi për banesat e reja. “Kemi mbaruar me vlerësimin e dosjeve të tërmetit, ndaj shumë shpejt do kalojmë në Këshill Bashkiak pagesën cash për ata që janë kategoria DS1/DS2/DS3. Duke i pasur ato para cash mund t’i rregullojmë ca gjëra vetë ose mund të pajtojmë dikë. Ndaj, do jetë edhe një çlirim ekonomik në njësi. Kjo vlen për të 27 njësitë. Do jetë një mënyrë e mirë për të akomoduar të paktën kategorinë më të madhe të njerëzve, që nuk i kishin shtëpitë e shkatërruara plotësisht. Për DS4/DS5, nëse janë shtëpi private, gara ka mbaruar. Po presim të kalojë periudha e ankimimit dhe më pas do fillojmë menjëherë ndërtimin e shtëpive”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I POROSITUR NGA KËSHILLTARI I METËS/ Rama: Shpifje plehrash që kishte synim të furnizonte municione kundër meje...
Previous article "BASHA KËRKOI TË MË MERRTE SOT NË TELEFON"/ Ilir Meta: Nuk mund të them çfarë fola me të por kam një mesazh publik për opozitën

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT