Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbulimit të skandalit nga anti-mafia italiane se shkrimi për kontenierët me mbetje nga Italia në Shqipëri ishte fake news i porositur nga këshilltari i Ilir Metës.
“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit!
Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë”.


