• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON AMBASADORËT/ Besnik Mustafaj: Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik, Berisha nuk thyhej
Home
Politikë

SULMON AMBASADORËT/ Besnik Mustafaj: Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik, Berisha nuk thyhej

4 June, 2020 F.autor Politikë

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore është në një fazë terminale, duke shtuar se ambasadorët janë duke mbajtur më shumë anën e kryeministrit, Edi Rama.

“Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq ‘koka’ e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. 

Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike. 

Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. 

Fjalia ‘topi është në anën e Bashës’ është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zgjedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike.

“Dosja e Durrësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revanshin e qeverisë Rama për të mbajtur pushtetin. Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa ‘cuna problematikë’. 

Shumë media botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria. 

Opozita për mendimin tim në kërkesat për Reformën Zgjedhre nuk ka qenë koherente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndonjë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në”, vlerësoi Mustafaj.

Në lidhje me qeverinë e re të Kosovës, Besnik Mustafaj tha se qeverisja e Hotit ka minimunin e legjitimitetit politik.

“Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë provë antiamerikanizmi. Unë besoj se Kurti, që besoj se ka të ardhme në politikën e Kosovës, duhet t’i bëjë vetes analizë dhe të rrethohet nga njerëz që të guxojnë t’i thonë jo. Unë besoj se është një qeveri me një minimum legjitimiteti, që ka vetëm 61 vota. 

Avdullah Hoti në fjalën si kryeministër tha se do të rimëkëmbin ekonominë, mirëpo nuk foli për luftën ndaj korrupsionit. Mos-përmendja e luftës ndaj korrupsionit tregon se kjo qeverisja, Hoti, vështirë të luftojë korruptimin”, u shpreh Mustafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROJA PËRDHUNUES I PUNËSUAR PREJ 20 VITESH/ Roli i drejtorit të shkollës dhe këshillit të sjelljeve
Previous article ALFRED PEZA/ Topi është i Lulit, por penalltinë ai nuk e gjuan dot vetë!

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT