• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ROJA PËRDHUNUES I PUNËSUAR PREJ 20 VITESH/ Roli i drejtorit të shkollës dhe këshillit të sjelljeve
Home
Breaking News

ROJA PËRDHUNUES I PUNËSUAR PREJ 20 VITESH/ Roli i drejtorit të shkollës dhe këshillit të sjelljeve

4 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv zbulon detaje të reja rreth së shkuarës dhe pozicionit të rojes së shkollës në periferi të Tiranës, i arrestuar gjashtë ditë më parë për përdhunimin sistematik të nxënëses 15-vjeçare, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik, ndërsa ka ngritur pikëpyetje të mëdha sa i takon rolit të drejtuesve të institucioneve arsimore për sigurinë e fëmijëve. Roja përdhunues mësohet se është punësuar për të ruajtur shkollën që në vitin 2000, ndërsa sjelljet e tij mësohet se kanë qenë problematike në vijimësi, me ngacmime seksuale jo vetëm ndaj nxënësve, por edhe mësueseve.

Roli i tij e tejkalonte atë të rojes tek dera e shkollës, pasi siç duket edhe nga një video e publikuar së fundi, ai jepte koncert para nxënësve në derë të shkollës, nën hundën e drejtuesve të shkollës. Këtë ‘pushtet’ të paligjshëm roja duket se e ka përdorur për të jetësuar instiktet e tij kriminale tek fëmijët.

Roja është emëruar nga komuna përkatëse, e cila u shkri me reformën territoriale, duke u bërë pjesë e Bashkisë së Kamzës. Prej një viti mësohet se i arrestuari për përdhunim kishte kaluar roje në një shkollë tjetër. Sipas burimeve, kalimi ka ardhur pas konfliktit me të birin, për pozicionin e rojes. Babë e birë janë përplasur se cili do të qëndronte roje.

Roja i arrestuar për abuzim me të miturën mësohet se është paguar nga shkolla deri në vitin 2017, ndërsa më pas nga Bashkia Kamëz. Për të siguruar pagën e rojes, shkolla zakonisht vendos nën presion nxënësit për të siguruar kontributet nga prindërit e tyre. Është praktikë e zakonshme tashmë që nxënësit kontribuojë me nga 1 mijë lekë në vit për të mbuluar shpenzimet për pagën e rojeve, blerje boje, perde dhe shpenzime të tjera. Paratë nxënësve u merren në formën e donacioneve, formë e cila parashikohet në ligj.

Mënyra e përdorimit të parave të mbledhur miratohet nga bordi i shkollës, i cili përbëhet nga prindërit, nxënësit, mësuesit dhe përfaqësues të qeverisjes vendore.

Ligjërisht shpenzimet për mirëmbajte të shkollave dhe ruajtjen, ku përfshihen edhe pagat e rojeve duhet të mbulohen nga bashkitë, të cilave qeveria u jep një fond të veçantë në bazë të numrit të nxënësve. Në ligjin për arsimin parauniversitar parashikohet qartë se bashkitë janë përgjegjëse për ruajtjen e dhe mirëmbajtjen e shkollave, garantimin e paprekshmërisë së institucioneve arsimore, garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe atyre të ngrohjes në godinat e institucioneve arsimore publike.

Pra, ligjërisht edhe emërimi i rojeve dhe pastrueseve të shkollës si pagat e tyre janë në kompetencë të bashkisë. Gjithashtu, Ministria e Arsimit, sipas ligjit, duhet t’u dërgojë disa kritere bashkive, në bazë të të cilave, duhet të zgjedhin rojet dhe pastrueses.

Ndërkaq, sipas ligjit nr. 69/2012, drejtori i shkollës në fjalë, është përgjegjës për skandalin, ku roja abuzues jepte shfaqje para nxënësve, në vend që të qëndronte tek dera, për t’u kujdesur për sigurinë e shkollës. Neni 54 i këtij ligji parashikon që drejtori drejton veprimtarinë e institucionit arsimor dhe menaxhon institucionin. Ndërsa institucioni ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor dhe të sigurt për nxënësit.

Ndërkaq, pranë shkollës duhet të funksionojë edhe një komision i etikës dhe sjelljes, i përbërë nga mësues, prindër dhe nxënës. Komisioni shqyrton të gjitha ankesat për sjelljet e papërshtatshme. Për funksionin e këtyre hallkave janë përgjegjëse zyrat arsimore vendore, të cilat varen nga Ministria e Arsimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kosova regjistron 5 raste të reja, vetëm 1 në Prishtinë
Previous article SULMON AMBASADORËT/ Besnik Mustafaj: Fjalia "topi është në anën e Bashës" është presion publik, Berisha nuk thyhej

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT