• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I ARABËVE/ Ndalohet drejtuesja bashkë me zinxhirin e Kufirit dhe Migracionit Tiranë (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKU I ARABËVE/ Ndalohet drejtuesja bashkë me zinxhirin e Kufirit dhe Migracionit Tiranë (EMRAT)

3 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka ndaluar drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të arabëve. Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra dhe ndaloi zinxhirin drejtues në drejtorisë së Migracionit Tiranë.

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së deklaron se mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin e klandestinëve, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë
Besnik Zela me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë
Altin Hasani me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë
Albana Metko specialiste në DRKM, Tiranë

Sipas SHÇBA-së ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me persona të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e të huajve me leje qëndrimi.

“Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme” thuhet nw njoftim.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqipëri. Zyrtarwt e ndaluar akuzohen pwr “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim. SHÇBA njofton se hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie.

Ndërkohë që në datë 27 maj 2020, SHÇBA-ja thekson se nisi hetimin disiplinor për “Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë”, ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen Adelina Lita specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policisë, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde dhe ligjit për të huajt, në plotësimin e praktikave të aplikimit për leje qëndrimi të shtetasve të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHORJA/ Ndërpritet takimi i Këshillit Politik me ambasadorët. Ja kur do jetë deklarata e radhës nga rezidenca e Yuri Kim
Previous article "DO HEQ DORË NGA POLITIKA PO SU BËRA ME LSI DHE PD"/ Lefter Maliqi: Me ndaloi Garda se kishte informacion se do sulmoja Ramën

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT