• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO HEQ DORË NGA POLITIKA PO SU BËRA ME LSI DHE PD”/ Lefter Maliqi: Me ndaloi Garda se kishte informacion se do sulmoja Ramën
Home
Politikë

“DO HEQ DORË NGA POLITIKA PO SU BËRA ME LSI DHE PD”/ Lefter Maliqi: Me ndaloi Garda se kishte informacion se do sulmoja Ramën

3 June, 2020 F.autor Politikë

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi ka treguar në Report TV një përplasje të para dy muajve mes tij dhe Gardës së Republikës. Sipas Maliqit, Garda kishte marrë një informacion të gabuar se do të krijonte një incident me kryeministrin Rama.

Deputeti Maliqi nuk dha shumë detaje për këtë ngjarje, por u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të krijojë situata të tilla.

“Kam pasur një provokim nga Garda e Republikës para dy muaj, kishin marrë të dhëna që unë mund të krijoja një incident me kryeministrin, por ishte një shoë i tyre, gjë që nuk ishte farë në objektivat e mia. Më thirrën drejtuesit e Gardës, pata edhe bisedë telefonike me komandantin e Gardës, pasi kishin marrë informacione që unë mund të bëja incident me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ka nevoja për incident, incidentin me kryeministrin unë do ta bëj me vota dhe do ta lë PS në minorancë për herë të parë në qarkun e Beratit”, u shpreh Lefter Maliqi.

Sa i takon të ardhmes së tij politike, Lefter Maliqi i shtriu dorën koalicionit PD-LSI. Ndonëse me rezerva për të dyja forcat politike, deputeti u shpreh se ose do t’i bashkohet koalicionit opozitar, ose më ai nuk do të merret me politikë.

“U bë një vit e ca që unë kam pasur kontakte me drejtues të forcave politike. Unë kam qenë tek LSI dhe PD në struktura. Kam thënë dhe e them sot janë tre forca politika PS, PD dhe LSI.  Lefter Maliqin ose do ta shikosh te koalicioni PD-LSI ose nuk do ta shikosh farë të merret me fushatë elektorale, do shikoj dhe unë të ardhmen time duke qenë i zhgënjyer nga politika për shkak të sistemit. Mua më interesin që PD-LSI pavarësisht se kam pakënaqësitë e mia, që të kenë jnë marrëveshje stabël, sepse opozita e bashkuar i çon drejt fitores. Nëse ka përcarje mes pd dhe lsi është e vështirë fitorja nga koalicioni opozitar”, tha deputeti.

Maliqi foli me vlerësime maksimale për Sali Berishën, duke theksuar edhe rolin e tij të rëndësishëm në opozitën e bashkuar. Ndërsa u shpreh se nuk beson në një prishje të koalicionit mes PD dhe LSI.

“Unë kam pasur vlerësime maksimale për Sali Berishën, por pavarësisht se ka ikur nga drejtimi i PD luan një rol të rëndësishëm në opozitën e bashkuar. Nuk besoj në një prishje të koalicionit mes PD dhe LSI sepse ka një krizë mosbesimi midis LSI dhe PS që është shumë e madhe. Në 2017 për shkak se LSI ishte jashtë PD bëri të mundur fitoren e PS.  Rama ishte sulmuesi kryesor i LSI në fushatë”, deklaroi Lefter Maliqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKU I ARABËVE/ Ndalohet drejtuesja bashkë me zinxhirin e Kufirit dhe Migracionit Tiranë (EMRAT)
Previous article ABUZIMI I TË MITURËS/ Shahini: Jam zemërthyer! Faji dhe turpi i takojnë abuzuesit, ja çfarë po përpiqemi të ndryshojmë

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT