• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Meta: Reforma Zgjedhore të miratohet me konsensus, është kusht
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Meta: Reforma Zgjedhore të miratohet me konsensus, është kusht

1 June, 2020 Delo.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner, i cili i ka paraqetur Letrat Kredenciale kreut të Shtetit.

Meta uroi Steiner suksese në misionin e tij në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta falenderoi për mbështetjen që Austria vijon t‘i japë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Po ashtu, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka angazhimi konstruktiv i çdo aktori institucional në detyrimet që ka për zbatimin e 15 prioriteteve të BE-së, që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit, përfshi përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimin e saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të Shqipërisë në kuadrin e debatit në BE”, – u shpreh Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit e falenderoi veçanërisht Ambasadorin Steiner edhe për ndihmat dhe asistencën e ofruar nga autoritetet austriake pas tërmetit tragjik që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar, si dhe ato për përballimin e Pandemisë COVID-19.

Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunim efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, dhe inkurajoi forcimin e mëtejshëm të tyre.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, vlerësoi asistencën austriake në edukimin professional, si dhe kërkoi që eksperienca e shkëlqyer e shkollës së mesme profesionale të Shkodrës të shtrihet edhe më gjerë në vendin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "WELCOME TO HELL"! Video intime e fushatë denigruese në lagje e shkollë...tmerret që kaloi e mitura e abuzuar nga roja pedofil i shkollës
Previous article PAS PARALAJMËRIMIT TË YURI KIM/ Basha mbledh urgjentisht aleatët në selinë e PD për Reformën Zgjedhore

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT