Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka bërë një përmbledhje të kriminalitetit në vend ku ka theksuar se një nga më problematiket mbetet ushtrimi i dhunës në familje.
Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë Veliu tha se sa i përket dhunës në familje janë ushtruar 1341 vepra penale.
Ndërkaq Veliu theksoi se sa i përket numrit të viktimave dhe aksidenteve rrugore ka një ulje në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë ky problem mbetet shqetësues. “Në 2019 227 viktima nga aksidentet rrugore”, tha ai.
Ndërkaq drejtori i policisë ka theksuar se ka “një rënie të krimeve si kanosja për hakmarrje dhe gjakmarrje”.


