• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI I COVID-19 NË “QSUT”/ Shefi i Kirurgjisë: Ja si mund të jetë përhapur virusi në spital
Home
Sociale

SHPËRTHIMI I COVID-19 NË “QSUT”/ Shefi i Kirurgjisë: Ja si mund të jetë përhapur virusi në spital

29 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ditët e fundit ka një shpërthim të rasteve me Covid në QSUT, e cila tashmë është vatra më e re në kryeqytet.

Ditën e djeshme janë konfirmuar 26 raste të reja me Covid dhe nga këto 12 janë personel shëndetësor në QSUT, të cilët u tha se janë infektuar nga një infermiere e prekur nga virusi.

Shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, në një prononsim për A2 rrëzoi kategorikisht pretendimet se infermierja është rikthyer në punë edhe pasi kishte marrë përgjigjen e analizave ku kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Ai  tha se virusi mund të jetë përhapur nga një paciente e shtruar që kishte shumë probleme.

“Nuk është e vërtetë që infermierja është kthyer në punë pas analizave. Infermierja mund të jetë prekur në pavion. Para dy javësh, në pavionin ku janë pacientët në gjendje të rëndë, ka qenë një paciente e shtruar me shumë probleme dhe pasi u stabilizua u largua në shtëpi. Disa ditë pasi doli nga spitali, pati temperaturë dhe pas tamponit rezultoi pozitive. Ka shumë mundësi që infermierja dhe një pjesë tjetër e stafit mjekësor mund ta kenë marrë virusin nga kjo paciente, por nuk mund ta themi me siguri.

Infermierja pasi bëri tamponin shkoi dhe bëri edhe te ORL-ja, ku ka bërë një vizitë pasi kishte dhimbje fyti. Në darkë, ajo rezultoi pozitive dhe nga ai moment, ajo nuk është rikthyer më në punë, madje është shtruar në Infektiv. Tamponi iu mor të gjithë personelit mjekësor të atij shërbimi. Nga ana tjetër, duke qenë të sëmurë rëndë bëhen konsulta brenda shërbimit edhe nga mjekë të shërbimeve të tjera”, tha ai.

Më tej ai deklaron se virusi në QSUT mund të jetë përhapur për faktin se ka pacientë nga e gjithë Shqipëria dhe rreziku është më i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMINALITETI NË VEND/ Veliu: Më problematike dhuna në familje! Kemi ulje të krimeve për hakmarrje dhe gjakmarrje
Previous article "KRIMET MJEDISORE, MË TË RREZIKSHMIT"/ Paralajmëron Lleshaj: Lumenjtë nuk do të jenë kanale ujërash të zeza

Delo.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT