• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA DJE NË VLORË/ Kush është 37-vjecari me dy mbiemra, u martua me një rumune dhe u arratis në Belgjikë (EMRI+FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA DJE NË VLORË/ Kush është 37-vjecari me dy mbiemra, u martua me një rumune dhe u arratis në Belgjikë (EMRI+FOTO)

28 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka arrestuar dje Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjec, në kërkim nga policia italiane, për një sërë veprash penale.

Forcat policore shqiptare njoftuan dje se në pranga ka rënë shtetasi Ergust Dumitru, shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Aquila në vitin 2018 e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Hetimet e karabinierisë italiane

Në vitin 2018, policia në Peskara në një operacion të titulluar “Carpe Diem”, drejtuar nga prokurori në Aquila, arrestuan 27 persona, mes të cilëve edhe Bubeqin. Ai u prangos si anëtar i një bande kriminale, brenda së cilës bënin pjesë së paku 60 njerëz, më së shumti shqiptarë dhe romë.

Mediat e vendit fqinj shkruanin në atë kohë se të arrestuarit kishin pakt me njëri-tjetrin për të mos shpërndarë informacione për veprimtarinë me të cilën merreshin. Ata e kishin qendrën e tyre të veprimtarisë në Abruzzo, ndërsa e shpërndanin lëndën narkotike thuajse në të gjithë tregun italian. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Bubeqin, por ai ishte arratisur nga drejtësia italiane.

Arratisja dhe vendet në të cilat ka lëvizur vlonjati

Karabinierët lokalë, menjëherë pasi gjykata ka dhënë vendimin “arrest me burg”, kanë nisur hetimet për Ergust Dimitru (Bubeqi). Ai mendohet se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Përmes përdorimit të dokumenteve false ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, që jeton në një zonë në Itali, të quajtur San Salvo. Zyra e Prokurorisë në Aquila ndërtoi skemën e arratisjes së Bubeqit, deri në kapjen e tij në vendlindje, në Vlorë, nga policia shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APLIKACIONI PËR GJURMIMIN E COVID-19/ Anglia e Skocia kontroll qytetarëve përmes telefonit
Previous article DJALI IU VRA AFËR SHTËPISË/ Flet doktori i njohur në Vlorë: S’kishte konflikte, lëvizte i lirë. Ata janë e keqja e shoqërisë...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT