• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJALI IU VRA AFËR SHTËPISË/ Flet doktori i njohur në Vlorë: S’kishte konflikte, lëvizte i lirë. Ata janë e keqja e shoqërisë…
Home
Aktualitet
Kronikë

DJALI IU VRA AFËR SHTËPISË/ Flet doktori i njohur në Vlorë: S’kishte konflikte, lëvizte i lirë. Ata janë e keqja e shoqërisë…

28 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edmond Breshanaj, doktori i Reanimacionit të Vlorës, djali i të cilit u vra në një atentat disa ditë më parë ka thyer heshtjen, ndërsa ka folur për herë të parë në lidhje me tragjedinë që goditi familjen e tij. Ai ka treguar për ‘News 24’ se kur ka ndodhur ngjarja ai kishte qenë në punë, ndërsa lajmin e hidhur ia kishte dhënë përmes telefonit bashkëshortja. Dr. Mondi siç e thërrasin të gjithë tha se ishte nisur menjëherë në drejtim të banesës së tij.

Babai i Kristjan Breshanaj është shprehur se i biri jetonte prej rreth një viti në Belgjikë te disa miq të tij që e kishin punësuar ndërsa pak ditë më parë ishte kthyer. Sipas doktorit, djali i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë shqetësimi apo ti kishte treguar se ndihej i kërcënuar. Po ashtu mjeku theksoi se edhe kur ka jetuar në Belgjikë, Kristjani nuk i ka treguar kurrë se ndihej i shqetësuar apo i kërcënuar madje edhe në Shqipëri dilte lirshëm.

“Nuk ka pasur shqetësime. Ka qenë pa punë dhe e ndihmoja ekonomikisht. Ka qenë me miq e shok që e kanë ndihmuar”, tha Dr.Mondi. “Gruaja më njoftoi, shkova urgjent. Kishin dëgjuar 5 krisma. Fqinjët nuk kanë parë asgjë, vetëm kanë dëgjuar krismat”, tha ai.

Sipas tij, s’ka asnjë dyshim se kush janë autorët apo motivin ndërsa ia ka lënë në dorë drejtësisë që ta zbardhi ngjarjen. “Është e papritur për mua, ta shoh çfarë do bëjë policia e prokuroria. Kemi qenë familje e pastër. Djali lëvizte i lirshëm gjatë gjithë kohës. Celularin e ka marrë policia po nuk di gjë. S’kam çfarë mesazhi t’u jap. Unë nuk i jap mesazh kriminelëve. Unë iu kam shërbyer gjithë njerëzve”, tha i ati i viktimës. “Ata janë e keqja e shoqërisë shqiptare dhe duan të marrin dënimin e merituar”, thotë babai.

Kujtojmë se 25-vjeçar u vra gjatë natës, duke zbardhur e diela shumë pranë banesës së tij në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë, ndërkohë që makina e autorëve bashkë me një kallashnikov brenda, u dogjën rreth 5 km larg vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk kemi asnjë të arrestuar lidhur me vrasjen e të riut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA DJE NË VLORË/ Kush është 37-vjecari me dy mbiemra, u martua me një rumune dhe u arratis në Belgjikë (EMRI+FOTO)
Previous article PO DIGJEJ NGA MALLI/ Blero takon pas 3 muajve karantinë dritën e syve të tij, Tarën (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT