• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI)

18 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat ditën e sotme në Dibër, pasi u kap në flagrancë duke transportuar armë zjarri me taksi. Sipas njoftimit të policisë, bëhët fjalë për armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë dhe municion luftarak. Është realizuar sekuestrimi i armëve të zjarrit, në cilësinë e provës materiale.

30-vjeçari Arbër Tivari, i kishte fshehur armët e zjarrit në sediljen e pasme, ndërsa dyshohet se ato u morën në zonën e Tufinës dhe po transportoheshin drejt Maqedonisë së Veriut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksia”

Transportonte me taksi 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), me municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Taksia”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arbër Tivari, 30 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin taksi që drejtohej nga 30-vjeçari, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”, shërbimet e Policisë gjetën, në sediljen e pasme, një armë zjarri kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole dhe një fishek në krehër.

Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 30-vjeçari i kishte marrë armët në zonën e Tufinës, në Tiranë, me qëllim transportimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri
Previous article "OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri Aktualitet

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë Aktualitet

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT