Aktori i humorit Julian Deda ka qenë tejet aktiv së fundmi sa i perket masave lehtësuese të marra nga qeveria ndaj Covid-19.
Apeli i radhes prej tij vjen nga statusi në profilin e tij teksa keshillon e nxit qytetaret të dalin e mos pyesin për asnje rregull apo masë. Sipas Dedës, askush nuk duhet ti bindet askujt dhe secili duhet të bëj qejf ndonëse virusi ka ende vatra aktive në Shqipëri.
Statusi
“Harrojini rregullat ç’njerëzore. Po rrimë të mbyllur si kafshë të egra. Mos iu bindni, dilni shijoni verën, shijoni plazhet, shijoni familjen, shijoni jetën. Kush ka dëshirë të rrijë mbyllur në Surrel le të rrijë. Dilni, nuk ju gjobit njeri, sepse nuk mund të gjobiten tre milion shqiptarë, që duan të jetojnë si njerëz të lirë.
Bëfshi qejf…!”
AlpeNews.al


