• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEATRI/ Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen
Home
Politikë

TEATRI/ Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen

20 May, 2020 Delo.autor Politikë

Sa vlerë reale kishte godina e Teatrit Kombëtar? Neritan Ceka është i bindur që ajo e kishte të padiskutueshme.

“Nuk është ndërtuar nga italianët, është porositur nga mbreti Zog, ku patjetër arkitekti ishte Italian, Berte, që projektoi edhe pjesë të qendrës të qytetit. Pra ajo ishte pjesë e pandashme e kompleksit qysh në fillim.

Kur ishte ministër i Kulturës, Edi Rama e futi të gjithë boshtin, nga Sheshi Skënderbej deri tek ai Nënë Teresa.  Sipas tij, monumentet e kulturës duhet të plotësojnë kushte të ndryshme.

“Ka një grup objektesh me vlera arkitektonike si Xhamia, kulla e Sahatit. Kalaja  e Tiranës nuk ka vlerë arkitektonike, por është qendra e parë e Tiranës dhe ka vlerë historike.

Por ka edhe godina të tjera, si shtëpia e Lasgush Poradecit që mund të mos ketë vlere arkitektonike, ka shume probleme madje,  por ka vlerë historike si shtëpia e një shkrimtari të famshëm. Teatri Kombëtar kishte vlera arkitektonike, pjesë e qasjes futuriste të cilës i përkiste edhe arkitekti Berte edhe pse rryma u zhvillua brenda regjimit fashist. Harmonia midis së shkuarës dhe të tashmes ishte shprehje e kësaj shkolle arkitektonike”, sqaron profesori i ftuar në A2.

Sipas tij, “i gjithë kompleksi duhej pastruar me investime të vogla. Vendimi për Teatrin duhej marrë nga specialistët dhe jo nga militantët siç ka ndodhur. Ajo që ndodhi ishte marrëzi”.

Sipas Cekës, kjo marrëzi ka një arsye. “Rama është një njeri që kërkon telashe, edhe kur nuk ka ai i krijon. Ky ishte telash fare i panevojshëm.

Kur njerëzit po flinin, po dilje nga një izolim i gjatë, kur shtypi nuk kishte ngjarje. Tani ka gjithë mediat kundra, me zëra të rëndësishëm në Gjermani,  në Shtetet e Bashkuara që flasin për Shqipërinë si një vend talebanësh, na nxiu faqen me botën!”.

Për Cekën vendimi ka shkelur një numër pafund ligjesh, në një natë të vetme. Nga marrja e vendimit në zbatim, nga 20 ditë në 20 orë. Një gazetë gjermane thotë se dikush e ka urdhëruar, se i ka marrë diçka dikujt dhe duhet ta rikthej”.

Profesor Ceka ka edhe një fjalë të mirë për protestuesit e pranishëm në protestat e ditëve të fundit.  “Policia ndërhyri në mënyre dispoporcionale.

Policia në perëndim nuk zvarrit studentë që ulen në një rrugë pa trafik, përkundrazi i ruan, ishte një përballje e të shëmtuarës me të bukurën dhe fisniken, skam parë djem më të bukur, ashtu si në protestën e një dite më vonë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FABRIKË KANABISI 2 MILIONË PAUND NGJITUR ME POLICINË/ Dy shqiptarët pranojnë akuzat para gjykatës
Previous article KËRCËNOHET ALBIN KURTI/ Kryeministri i Kosovës publikon paralajmërimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare”

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT