Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar menjëherë pas sulmit të ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shkruan:
“Qenka mërzit Berisha pse kam sulmuar dje shkuarjen e Ramës tek televizioni shtëpisë tij.
Dhe qenka hedh në sulm duke publikuar fotot e fëmijëve të mi duke i përfshirë dhe ata si “mafiozë të shtypit” meqë e kanë babain gazetarë.
Ata janë rritur duke vuajtur problemet e babait të tyre me politikën dhe për fat janë shkolluar mirë dhe janë në punë të tyre .
Mua ma kanë bërë më të lehtë jetën ndryshe nga Saliut, që përveç të vrarëve të vet duhet të numërojë dhe 26 të djalit.
Dhe jetën private e kanë më të mirë. Së paku deri tani s’më janë martuar me ndonjë kushërirë, apo rrospie hotelesh”, nënvizon Baze.
Sulmi i ish kryeministrit erdhi pas një shkrimi kritik të gazetarit lidhur me investimin të jashtëligjshëm që ka bërë familja “Berisha” në një portal dhe televizion të ri i cili pavarësisht se ka derdhur shuma të majme parash nuk ka deklaruar kurrë burimin e tyre.




