Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë në “Facebook” një lajm të mirë sa i takon një ndërhyrjeje kirurgjikale të realizuar në QSUT tek një foshnjë e porsalindur.
Manastirliu shkruan se është kryer një operacion i vështirë i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, me një metodë të re bashkëkohore duke përmendur emrat e ekipit të mjekëve dhe anestezistëve.
Ajo thotë se edhe në kohë pandemie, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë.
POSTIMI I PLOTË
Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në #QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!
Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!
Edhe në kohë pandemie, ekipi i #kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë🙏🏼
Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!
#BASHKË





