• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË PJESË E TË INFEKTUARVE ME COVID-19 NUK SHFAQIN…”/ Studimi gjerman: Shifrat janë mbi 10 herë më të larta se sa rastet e konfirmuara
Home
Nderkombetare

“NJË PJESË E TË INFEKTUARVE ME COVID-19 NUK SHFAQIN…”/ Studimi gjerman: Shifrat janë mbi 10 herë më të larta se sa rastet e konfirmuara

5 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani është mbi 10 herë më lartë se sa numri i rasteve të konfirmuara, bazuar në një studim të Universitetit të Bonit në një nga qytetet gjermane më të prekura nga virusi. Autorët e studimit gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë njerëz të infektuar me Covid-19 nuk shfaqnin simptoma.

Rezultatet paraprake të studimit, të cilat ende nuk janë analizuar nga grupe të tjera shkencëtarësh për publikim në revistat shkencore, janë një rikujtim i rrezikut të infeksionit nga bartës të paidentifikuar të virusit, disa prej të cilëve nuk tregojnë simptoma, thanë studiuesit.

Rezultatet e studimit dalin në një kohë kur Gjermania ndërmori hapa të mëtejshëm për lehtësimin e kufizimeve, duke rihapur me kushte të rrepta muzetë, floktoret, kishat dhe më shumë fabrika të makinave.

Rreth 1.8 milion njerëz që jetojnë në Gjermani duhet të jenë infektuar, një shifër mbi 10 herë me e lartë se 160,000 rastet e konfirmuara deri më tani, thanë drejtuesit i ekipit të studiuesve, Hendrik Streeck dhe Gunther Hartmann.

“Është e rëndësishme të theksohet se kjo është një përllogaritje. Në qoftë se supozojmë se niveli i vdekshmërisë për Gjermaninë është 0,37 për qind, ne mund të projektojmë se 1, 8 milion njerëz janë të infektuar në të gjithë vendin”, thotë studiuesi Hendrik Streeck.

Ekipi analizoi tamponet e gjakut dhe hundës nga një kampion i 919 personave që jetonin në qytetin e Gangeltit pranë kufirit me Holandën, i cili ka patur nivelin më të lartë të vdekjeve në Gjermani.

“Ne besojmë se niveli 0,37 për qind është më i larti që mund të presim sepse Gangelti ishte një ‘super ngjarje e përhapjes (së koronavirusit)’. Njerëzit morën pjesë në një karnaval dhe virusi u përhap në një zonë të madhe”, tha studiuesi Gunther Hartman.

Autorët e studimit gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë njerëz të infektuar me Covid-19 nuk shfaqin simptoma.

“Studimi tregoi shumë aspekte të ndryshme. Sipas studimit, çdo i pesti person i infektuar me koronavirus nuk shfaq simptoma. Të moshuarit mund të infektohen me Covid-19 dhe madje edhe në qoftë se kanë sëmundje të tjera serioze ata nuk do të thotë që (në të gjitha rastet) mund të kenë simptoma të rënda”, tha Hendrik Streeck, bashkëdrejtues i studimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIFERENCA NË EUROPË/ Vendet e pasura Perëndimore vuajtën shumë më shumë nga COVID-19 se ato Qendrore dhe Lindore
Previous article "NDËRHYRJE E RRALLË TEK NJË FOSHNJË E PORSALINDUR NË QSUT"/ Manastirliu falënderon mjekët: Ekipi i kardiokirurgjisë në vijën e parë për të shpëtuar jetë

s.autor

Postime të ngjashme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT