• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QYTETARËT NË KËMBË NË AVION…”/ Ministria e Infrastrukturës përgënjeshtron foton: Portalet do përballen me drejtësinë për dezinformim
Home
Sociale

“QYTETARËT NË KËMBË NË AVION…”/ Ministria e Infrastrukturës përgënjeshtron foton: Portalet do përballen me drejtësinë për dezinformim

3 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në këtë moment kaq delikat, kur vendi dhe bota ndodhen nën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID 19, kur informacionet për publikun duhet të jenë më realiste se kurrë, vëmë re në vazhdimësi tendencën për disinformim të qëllimshëm, lidhur me transportin e qytetarëve, në kuadër të procesit të riatdhesimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron me përgjegjësi se të gjitha fluturimet e kryera nga Air Albania, për llogari të procesit të riatdhesimit, kryhen në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare të aviacionit.

Shprehim keqardhjen tonë për fotot e shpërndara në disa gazeta dhe portale, të shkrepura në momentin e akomodimit të pasagjerëve në bord (pra kur avioni ndodhet në tokë) duke pretenduar se pasagjerët kanë udhëtuar në këmbë. Çdo fluturim ka në bord aq pasagjerë sa ka edhe vende të disponueshme me rrip sigurie dhe në disa raste avionët fluturojnë dhe me më pak pasagjerë se kapaciteti maksimal, në varësi të kërkesës. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga numri i pasagjerëve që kalojnë pikën kufitare të Rinasit dhe vendeve të disponueshme sipas tipit të avionit, ndaj mund të kthehet në ditët në vazhdim në një argument të fortë ligjor, për t’u përballur para drejtësisë me ata individë apo portale, të cilët abuzojnë qëllimisht prej ditësh me këtë proces jetik, në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për të gjithë ata, që shprehin shqetësim për distancimin social në avion, ju informojmë dhe njëherë se gjatë transportit me avion, apo me autobus, për në strukturat karantinuese, janë përdorur kapacitetet maksimale të mjeteve transportuese, pasi të gjithë qytetarët e riatdhesuar karantinohen për 14 ditë. Është e patolerueshme, fushata disinformuese për procesin e riatdhesimit dhe abuzimi me foto e video, që nuk i përkasin momentit të fluturimit. Bëjmë thirrje për seriozitet dhe përgjegjshmëri, pasi dizinformimi nuk ndihmon askënd në këtë situatë pandemie, përveç krijimit të panikut e konfuzionit, me dashje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA ME COVID-19/ Mjeku amerikan la 7 fëmijë në shtëpi për frontin: Kur kombi thërret për ndihmë, thjesht s’mund të rrish ulur
Previous article GRABITEN 200 MIJË EURO NË UNIVERSITETIN E ATHINËS/ Të akuzuar 2 shqiptarë, një prej tyre në arrati…

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë Aktualitet

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT