• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA ME COVID-19/ Mjeku amerikan la 7 fëmijë në shtëpi për frontin: Kur kombi thërret për ndihmë, thjesht s’mund të rrish ulur
Home
Jetë

LUFTA ME COVID-19/ Mjeku amerikan la 7 fëmijë në shtëpi për frontin: Kur kombi thërret për ndihmë, thjesht s’mund të rrish ulur

3 May, 2020 k.autor Jetë

të Amerikës bisedoi me një mjek që shkoi larg nga familja e tij për të ndihmuar në ndërtimin e një spitali në terren për pacientët me koronavirus.

Kur është në shtëpinë e tij në Teksas Dr. Mike Wilson dhe gruaja e tij kujdesen për shtatë fëmijë.

Në qytetin e Nju Jorkut, ai kujdeset për qindra pacientë.

“Kjo është si kampionati botëror, nëse mund ta përshkruaj kështu. E kalojmë një pjesë të madhe të karrierës tonë duke u kujdesur për pacientë me rrufë, ndonjë kyç të ndrydhur etj. Por, kjo është realisht ajo për çfarë jemi trajnuar”, thotë Dr. Michael Wilson, drejtor mjekësor.

Kështu që kur shikoi pamje nga COVID-19, si këto, ai e dinte se duhej të shkonte me avion në Nju Jork për të qenë në vijat e para.

“Doja që fëmijët e mi ta dinë se sido që të jetë jeta e tyre – pavarësisht nga pikëpamjet politike apo bindjet fetare – kur kombi lëshon një thirrje për ndihmë, thjesht nuk mund të vazhdosh të rrish ulur”, thotë Dr. Wilson.

Dr. Wilson ndihmoi në ndërtimin e spitalit nga e para – duhet të jetë disi shqetësuese për pacientët të hyjnë në një spital fushor në Nju Jork, brenda një anijeje, apo në qendra konventash ose stadiume sportive.

Dr. Wilsonit gjithashtu i duhej të përshtatej, pasi 25 pacientët e tij të parë flisnin pesë gjuhë të ndryshme.

“Këta njerëz janë nga Lindja e Afërt dhe e Largët, me dialekte të vendeve myslimane që nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Pra, një kulturë kaq e gjerë, kaq e pasur”, thotë dr. Wilson.

Ai thotë se mjekët tani e kuptojnë më shumë trajektoren e virusit – periudha vendimtare është nga dita e 5-të tek e 8-ta. Doktor Wilson pajtohet se kurba është duke u rrafshuar, por ai shqetësohet se qytetet e mëdha mund të hapen para kohe dhe një valë e dytë e sëmundjes do ta mbyllë vendin përsëri.

“Katet e kirurgjisë mjekësore janë shumë të mbushura me pacientë që mbahen me respiratorë. Asnjë nuk është pa tub atje. Kafenetë ende përdoren si vend për të mbajtur pacientët. Po, sallat e urgjencës nuk janë më të mbushura plot dhe ndoshta edhe dhomat e pritjes janë bosh. Por, infrastruktura në spital është ende e mbingarkuar. Nuk mund të funksionojë më si spital. Është thjesht një qendër për COVID-in”, thotë Dr. Wilson.

Videot e dërguara nga shtëpia e mbajnë atë të fortë. Dr. Wilson është në javën e tij të katërt të punës me turne 14-orëshe pa asnjë ditë pushimi. Ai qëndron me këmbë në tokë duke marrë pjesë në rutinat familjare nga dhoma e tij e hotelit, ndërsa nuk di se kur do t’i shohë ata personalisht.

“Lidhem me FaceTime me fëmijët. Bëjmë orën e përrallave. Kaloj ca kohë me fëmijët më të rritur në mbrëmje ose lexoj Biblën. Themi lutjet tona familjare dhe pastaj përpara se të shkoj në shtrat, kaloj ca kohë me gruan time”, thotë ai.

Gjëja që i mungon më shumë dr. Wilsonit? Prekja njerëzore. Ai nuk ka prekur një qenie tjetër njerëzore pa dorezë për 24 ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nga 4 maji, aeroporti i Vjenës ofron testime për COVID-19, ja sa kushton
Previous article "QYTETARËT NË KËMBË NË AVION..."/ Ministria e Infrastrukturës përgënjeshtron foton: Portalet do përballen me drejtësinë për dezinformim

k.autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT