Lajme të mira vijnë nga Mali i Zi. mësohet se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i infektuar me koronavirus, ndërkohë numri i të prekurve vazzhdon të jetë në 321.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, nga koronavirusi deri më tani janë shëruar 153 persona, ndërsa shtatë kanë vdekur.
Instituti më herët paralajmëroi se nga 4 maji do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, si dhe u rekomandojnë qytetarëve që në këtë mënyrë të mbrohen nga infektimi edhe në të hapur.
Po ashtu, Organi Kombëtar i Koordinimit të Sëmundjeve Infektive ka njoftuar se do të lejohet të operojnë dyqanet, parukeritë dhe sallonet e bukurisë, qendrat e fitnesit, shërbimet taksi, zyrat dentare dhe shërbimet artizanale nga data 4 maj.


