Një i burgosur i prekur nga Covid -19 është dërguar në spitalin infektiv në këto momente.
Situata e të burgosurit është rënduar për këtë arsye ai është transportuar tek Infektivi ku do të shtrohet për tu mbajtur nën kontrollin dhe kujdesin e mjekëve.
Bëhet me dije se i burgosuri në momentin që është dërguar në spital ka qenë i shoqëruar nga disa policë.
Ende nuk bëhet me dije se nga cili burg është i dënuari i shtruar tek Infektivi, po kujtojmë se të gjitha rastet e mëparshme në burgje janë raportuar vetëm tek 313-ta.
Deri në këto momente numri i të dënuarve të infektuar me Covid, ka shkruar në 19.
Foto nga momenti i transportimit te te burgosurit te Infektivi:




