• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Rama lajmëron bizneset: Ata që hapen këtë javë dhe nuk janë në listë do ndëshkohen
Home
Politikë

COVID-19/ Rama lajmëron bizneset: Ata që hapen këtë javë dhe nuk janë në listë do ndëshkohen

19 April, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social një shqetësim që sipas tij është konstatuar në disa raste dhe ka të bëjë me një sërë biznesesh që nuk janë në listën e atyre që hapen nesër dhe sërish, kanë lajmëruar se do të hapin punën.

Rama ka paralajmëruar se kushdo biznes që hapet dhe nuk ndodhet në listën e atyre sipërmarrjeve të lejuara për javën që vjen, do të përballet me pasoja ligjore.

KUJDES!

KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.

HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.

JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër

*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIE NUMRI I VIKTIMAVE NË SPANJË E NEW YORK/ Turqia i afrohet Kinës, por ka vdekshmëri të ulët
Previous article COVID-19/ Presidentja e Komisionit Europian optimiste: Do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore

k.autor

Postime të ngjashme

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand Aktualitet

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë Aktualitet

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT