• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RISHIKOHET PËRSËRI BUXHETI/ Ja ku do të merren 7 miliardë lekë për paketën e dytë financiare
Home
Ekonomi

RISHIKOHET PËRSËRI BUXHETI/ Ja ku do të merren 7 miliardë lekë për paketën e dytë financiare

17 April, 2020 k.autor Ekonomi

7 miliardë lekë është fondi i përcaktuar në paketën e dytë financiare për të shpërndarë ndihmën prej 40 mijë lekësh për 176 mijë të punësuar, në biznesin e madh e të vogël. Kjo mbështetje financiare solli edhe ndryshimin e dytë të buxhetit brenda vetëm një muaji. Po ashtu në këtë akt normativ përfshihet edhe fondi prej 15 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset që do të marrin kredi për pagat e punonjësve.

Po nga do të sigurohen këto fonde? Report TV mëson se nuk do të merren hua apo kredi, por do të sigurohen nëpërmjet alokimeve brenda buxhetit.

Në aktin normativ të ri për buxhetin qeveria ka vendosur të uli shpenzimet e buxhetit qendror me 7 miliardë lekë. Kështu, nga 414.2 miliardë që ishin në aktin normativ të parë ky zë tashmë është ulur në 407.2 miliardë lekë, në mënyrë që të reflektohet rritja e fondit për emergjencën COVID-19.

Sipas relacionit shoqërues janë shkurtuar 829 milionë lekë shpenzimet e personelit, janë shkurtuar me rreth 1.28 miliardë lekë edhe shpenzimet operative. Po ashtu duke marrë parasysh ngadalësimin e aktivitetit të institucioneve buxhetore për periudhën mars-maj, është reflektuar kursimi i 582 milionë lekëve. Nga ana tjetër 700 milionë lekë do të merren nga kontrata vjetore e skanimit në doganë apo e Rapscanit.

Në relacion thuhet se 4.25 miliardë lekë janë marrë nga pagesat e parashikuara për investimet e brendshme, konkretisht 1 miliardë lekë nga projektet e shkollave, rreth 1 miliard lekë do të merren nga projekti i Rrugës së Arbrit, po ashtu rreth 1 miliard lekë do kursehen nga Ministria e Mbrojtjes si dhe do të merren 800 milionë lekë nga kontratat e inceneratorëve Fier & Elbasan. Ndërsa nga investimet e huaja do të kursehen rreth 634 milionë lekë.

Me aktin e dytë normativ zëri i kontigjencës për paketën sociale anti Covid-19 arrin në vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Ndërsa ka mbetur i pandryshuar deficiti buxhetor në nivelin e 68.6 miliardë lekë. /shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Në Afrikë me 1.2 miliardë banorë vetëm 11 mijë të prekur dhe 525 viktima
Previous article “KAM LEXUAR LIBRA”/ Ervin Salianji: Nuk mbaj maskë mbrojtëse, pazarin e bëj vetë

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT