• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM LEXUAR LIBRA”/ Ervin Salianji: Nuk mbaj maskë mbrojtëse, pazarin e bëj vetë
Home
Politikë

“KAM LEXUAR LIBRA”/ Ervin Salianji: Nuk mbaj maskë mbrojtëse, pazarin e bëj vetë

17 April, 2020 F.autor Politikë

Ervin Salianji i ka kaluar këto ditë karantine mes aktivitet fizik, komunikimit me miqtë dhe mbështetësit, por edhe duke lexuar. Mes masave të marra nga qeveria dhe kujdesin që ai vetë tregon, ish-deputeti i PD rrëfen për Gazeta Shqiptare se këto janë ditë me vështirësi për të gjithë.

Që ditën e parë të nisjes së karantinës kundër pandemisë ju hodhët një foto me libra në Facebok duke kërkuar që qytetarët të shpëtonin veten e mos të prisnin shpëtim nga qeveria…. Çfarë ka ndryshuar që nga ajo ditë?

Ishin ditët e para kur ne si opozitë po kërkonim që qeveria të merrte masa për të mos lejuar përhapjen e virusit dhe qeveria e Rama flisnin për panik. Ishte një foto për të dhene mesazhin tek ndjekesit dhe mbeshtetesit tanë që nuk ështē turp te respektosh masat e izolimit, e turpshme ishte të bëje trimin siç beri qeveria në fillime. Nga ajo ditë ka ndryshuar rutina per gjithesecilin besoj, ashtu siç ka lindur nevoja që qeveria të rishperndaje parate e perbashketa tek ata qe kane me shume nevoje dhe mos vjedhë njësoj apo më shumë se në kohë normale. Faza ku qytetaret duhet ti pergjigjeshin pandemise me izolim ishte shembullore duke ruajtur cilindo, faza ku qeveria duhet te marrë masat ështē deshtim katastrofik me pasoja të medha gjatë dhe pas pandemisë qe do ti shohim sapo të mundim virusin!
Ju vet a po i zbatoni rregullat e karantinës?
Kryesisht rregullat e distancimit social, për shkak te profesionit dhe punës ne jemi me afer qytetareve apo ne komunikim por respektoj plotesisht rregullat!
A është një periudhë e vështirë izolimi?
Ështē një periudhe apo nje cikel jete, nëse je me njerezit e duhur, me familjen dhe je ne komunikim me te tjeret besoj qe nuk ka veshtiresi. Veshtiresi ështē te jesh i izoluar dhe mos kesh mundesi te ushqehesh, te jesh i izoluar dhe te kesh humbur punen dhe shpresen dhe mos te kesh asnje ndihme nga qeveria!
Si është një ditë e juaja në karantinë?
Lexim, komunikim, aktivitet fizik sa ështē e mundur dhe perseri komunikim me mbeshtetes, miq, media!
Vini maskë kur dilni nga shtëpia?
Akoma jo, sepse ruaj rregullin e distancimit. Ne raste takimesh duhet vëne patjeter per te ruajtur veten dhe të tjeret.
Kush del dhe bën pazarin?

E bëj vetë
Me kë bisedoni më tepër gjatë këtyre ditëve?
Familjen, miq, dhe shume e shume komunikim me qytetare dhe drejtues te strukturave tona per te marre informacion dhe ndihmuar me sa mundemi qytetaret ne nevoje.
Çfarë keni lexuar gjatë këtyre ditëve?
Kam lexuar shumë, po ju them disa:
1- Ngritja dhe renia e kombeve, Ruchir Sharma
2-Teoria e shoqërise, Niklas Luhmann
3-Bel Ami, Gi Dë Mopasan
4-Kapitalizmi Estetik Peter Murphy
5-Winston Churchill- Boris Johnson Burimi: GSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISHIKOHET PËRSËRI BUXHETI/ Ja ku do të merren 7 miliardë lekë për paketën e dytë financiare
Previous article KORONAVIRUSI/ Eksperti turk: Anët pozitive të Corona-s për botën dhe ç’na pret në verë

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT