Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka akuzuar hapur shtetet më të fuqishme të botës pasi, siç ka thënë ai, po punojnë kundër interesave të Serbisë.
“Unë mund të them se ata nuk janë miqtë tanë. Larg miqve për ne janë SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.
Për këtë le të më ndjejë presidenti Vuçiç, por këto vende për mua nuk janë mike.
Ato nuk punojnë për interesat tona. Jo që nuk punojnë për interesat tona, por ato punojnë drejtpërdrejt kundër interesave tona.
Mund t’i respektojmë si partnerë, por larg asaj që të jenë miqtë tanë”, citojnë medie serbe të ketë thënë Daçiç.
Britania e Madhe dhe SHBA janë dy vendet që lobojnë më së shumti për njohjen e pavarësisë së Kosovës.