Shefi i qarkullimit në Vlorë Rustem Plaka është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pasi mbrëmjen e djeshme së bashku me 9 persona të tjerë është kapur duke luajtur futboll në Pyllin e Sodës.
Plaka së bashku me 9 personat e tjerë thyen karantinën, pasi prej së shtunës në orën 13:00 nuk lejohet dalja nga shtëpia dhe mbi të gjitha asnjë grumbullim. Por shefi i qarkullimit me 9 personat e tjerë që u kapën nuk iu bindën këtij urdhri duke e pësuar.
Pas konstatimit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit vendosi pezullimin e Rustem Plakës nga detyra. Ndërkohë që Plaka së bashku me të tjerët do të qëndrojnë për 14 ditë në izolim në monitorim nga policia.


