• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS GJATË TENTATIVËS PËR T’U LARGUAR/ “Arrest me burg” për Orges Bilbilin, ja akuzat kundër tij
Home
Breaking News

U PLAGOS GJATË TENTATIVËS PËR T’U LARGUAR/ “Arrest me burg” për Orges Bilbilin, ja akuzat kundër tij

12 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e siguriseë “arrest me burg” për Orges Bilbilin, i cili kanosi një polic gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.

Masa e sigurisë ndaj Bilbilit u dha nga prokurori Petrit Hysi, kurse gjyqtar i cështjes ishte Kujtim Vranici.

Mësohet se Bilbili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë ndaj Bilbilit u dha tek Spitali i Traumës, ku ai ndodhet i shtruar.

Cfarë ndodhi dje, gjithë skema e ngjarjes

Nga hetimet policia ka zbuluar se 30-vjeçari nga Lushnja i akuzuar për vrasje që mbeti i plagosur pasi tentoi të ngrinte armën ndaj një efektivi policie jetonte në një apartament në rrugën “Sitki Çiço” me qira prej disa muajsh. Apartamentin e ndante me një djalë tjetër i cili nuk është identifikuar ende nga policia. Ditën e djeshme, kur ndodhi ngjarja ata kanë qenë në rrugë të dy, por personi tjetër u largua në drejtim të paditur. Policia e Tiranës ushtroi kontroll në këtë banesë dhe gjeti një arme zjarri dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen  ka rindërtuar  skenën e plagosjes së Orges Bilbilit dhe kalimtares.

Dëshmia e punonjësit të policisë është përputhur me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të cilat u sekuestruan. Ngjarja u shënua në orën 11:35 ku efektivi i “Shqiponjave” iu afrua Orges Bilbilit i cili ishte duke lëvizur më këmbë në brendësi të lagjes në rrugën “Sitki Çiço” ndërsa kolegu i tij ishte duke kontrolluar lulishten para Maternitetit të Ri. Në brendësi të lagjes punonjësi i Shqiponjave konstatoi Orges Bilbilin së bashku me një person tjetër dhe u afrua për të komunikuar me ta, për të mësuar arsyen e daljes dhe për t’i identifikuar por Bilbili e kundërshtoi dhe iku me vrap.

Polici fillon ta ndjekë dhe në momentin kur ishin para shkollës “Niket Dardani” Orges Bilbili në ecje e sipër nxori pistoletën nga çanta marsup, por pistoleta iu rrëzua në tokë. Në këto momente punonjësi i policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar.

Bilbili mori pistoletën nga toka dhe ia drejtoi policit. Ky i fundit hapi zjarr në drejtim të Bilbilit dhe e plagosi. Nga 3 të shtënat në drejtim të Bilbilit një prej plumbave ka kapur edhe 30-vjeçaren me iniciale M. P. e cila po kalonte rastësisht aty.

Kush është Orges Bilbili?

30-vjeçari nga Lushnja Orges Bilbili ka arritur t’u shpëtojë 14 operacioneve policore që janë ndërmarrë për arrestimin e tij. Ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë dhe ishte në listën e personave të kërkuar nga Policia shqiptare i dënuar në mungesë me 7.4 vjet heqje lirie.

Bilbili akuzohet për vrasjen në vitin 2017 të shtetasve Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, të cilët njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu, 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e djeshme.

Për ngjarjen e vitit 2016, ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç. Ky i fundit dyshohet se bashkë me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.

Ndërkohë nga Policia e Qarkut Fier u pohua se për ngritjen e akuzës ndaj tij ka ndihmuar e ëma e viktimes e cila njohu 20-vjecarin Bilbili si vrasësin e të birit.

Orges Bilbili është dënuar me 7. 4 vjet burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe është shpallur nga policia person në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato për drogën e Divjakës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Theu karantinën duke luajtur futboll natën te Pylli i Sodës! Pezullohet shefi i qarkullimit në Vlorë
Previous article KORONAVIRUSI/ Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Spanjë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT