• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Konflikt i ri Rusi-SHBA/ Moska i bën paralajmërim të fortë Amerikës
Home
Nderkombetare

Konflikt i ri Rusi-SHBA/ Moska i bën paralajmërim të fortë Amerikës

28 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

SHBA janë të shqetësuara për vendimin për ta ndaluar liderin e opozitës Aleksej Navalny që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ministria e Jashtme ruse foli për “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin elektoral”.

Russland Moskau Anhänger feiern Putins Wahlsieg 2012 (picture-alliance/dpa/ITAR-TASS/A. Novoderezhkin)
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i hodhi poshtë të mërkurën kritikat e SHBA për ndalimin e liderit opozitar Aleksej Navalnij që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.

Ajo tha se ato përbëjnë “ndërhyrje në zgjedhjet ruse”. “Kjo deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të cilën jam e sigurtë që nuk do të jetë e vetmja, është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në punët e brendshme të shtetit”, tha Zakharova në komentin e saj të shpëndarë nga agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë pati shprehur shqetësim për “kufizimin e zërave të pavarur” në përgjigje të vendimit të Komisionit kryesor Zgjedhor në Rusi për ta ndaluar formalisht Navalnin që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

“Gjëja më zbavitëse për këtë është se kjo deklaratë është bërë nga të njëjtët persona që u vënë etiketën e agjentit të huaj mediave Russia Today dhe Sputnik, që persekutojnë mediat ruse në të gjithë botën dhe që investojnë shuma të mëdha parash në “kundërvënien e propagandës ruse”, tha Zakharova.

Në kuadër të fitores së papritur në zgjedhje të Presidentit të SHBA, Donald Trump vitin e kaluar, komuniteti i shërbimeve të fshehta në SHBA tha se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje për të mbështetur kandidatin që preferonte. Në SHBA janë hapur disa hetime në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje, duke përfshirë edhe një hetim që ka si objekt marrëveshje midis administratës Trump dhe Moskës.

“Tmerrësisht i frikësuar”

Si reagim ndaj ndalimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Presidenti Vladimir Putin është “tmerrësisht i frikësuar dhe ka frikë të konkurrojë përballë meje”, tha Navalny. Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “thirrjet e Navalnyt për t’i bojkotuar zgjedhjet duhet të studiohen me kujdes për të parë nëse përbëjnë shkelje ligjore.”

Formalisht, Navalnyn e kanë ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të dënimeve penale, gjë që shihet si kundërpërgjigje për fushatat e tij antikorrupsion. Grupe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar që vendimi i Komisionit Elektoral për të ndaluar pjesëmarrjen në procesin demokratik të Navalnyt mund të jetë pjesë e një shtypjeje në plan të gjerë të disidentëve në Rusi.

“Motive politike”

Të martën, BE shprehu shqetësim për transparencën e zgjedhjeve të ardhshme. Vendimi “zgjon dyshime serioze për pluralizmin politik në Rusi”. “Dënime të motivuara politikisht nuk duhen përdorur kundër pjesëmarrjes politike. Ne presim nga autoritetet ruse që të krijojnë një hapësirë të balancuar veprimi, duke përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale”, tha zëdhënësja për punët e jashtme të BE, Maja Kocijancic.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si bëheshin dhe përse shërbenin flijimet?
Previous article Ky do të jetë transferimi i vetëm i Realit gjatë janarit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT